Komuna e Bujanocit siguron një kamion për mbledhjen e mbeturinave
Nëpërmjet faqes zyrtare të komunës së Bujanocit, është bërë e ditur së administrata komunale ka siguruar një kamionë për mbledhjen e mbeturinave.“Për nevojat e Komunalisë, Komuna e Bujanocit ka siguruar një kamion të ri me vlerë prej afër 8 milionë dinarëve i cili do të shërbejë për grumbullimin e mbeturinave. Kapaciteti prej 7m3 që ofron ky kamion do të krijojë mundësinë e inkuadrimit edhe të vendbanimeve tjera në sistemin e grumbullimit të mbeturinave” – thuhet në publikimin zyrtar të komunës së Bujanocit.
Siç mësohet, tanimë rreth 80% e të gjitha vendbanimeve të komunës së Bujanocit do të futen në procesin e mbedhjes së mbeturinave, me ç’rast, do të elimonohen shume deponi të egra ilegale.