Komuna e Bujanocit shpall konkurs prej 9 milion dinarë për fuqizim ekonomik ( aplikacioni)
Komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësish lokale, ka shpallur konkurs për ndarjen e mjeteve të Mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm lokal përmes zvogëlimit të papunësisë dhe fuqizimit ekonomik në vitin 2017 në Komunën e Bujanocit .Sipas këtij konkursi janë ndarë mjetet në shumë të përgjithshme 9.000.000,00 dinarë, për veprimtaritë me seli në territorin e Komunës së Bujanocit.
Konkursi mbetet i hapur 20 ditë nga shpallja e publike (10 Maj) ndërsa për dokumentacionet dhe çështjet tjera teknike të interesuarit të drejtohen në zyrën për zhvillim ekonomik lokal në ndërtesën e komunës së Bujanocit./Titulli.com/