Komuna e Bujanocit organizon takim me bashkësit lokale: Lajmërohuni për vaksinim vullnetar
Kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit sot ka organizuar takim me kryetarët e Bashkësive Lokale dhe përfaqësues të Shtëpis së shëndetit lidhur me organizimin e qytetarëve të interesuar për vaksinim nëpër vendbanime nga ekipi mobil i Shtëpisë së shëndetit.
Nga ky takim është kërkuar që të gjithë të interesuarit që duan ta marrin vaksinën mund të paraqiten te kryetarët e Bashkësive Lokale të cilet do ta përpilon një listë e cila pastaj i paraqitet Shtëpisë së shëndetit.
Në bazë të kësaj liste ekipi mobil i mjekëve do të shkojë në çdo vendbanim ku ka të interesuar.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi bëri të ditur se komuna do të ofrojë ndihmë logjistike dhe gjithçka që është e nevojshme me qëllim që qytetarët e komunës së Bujanocit, sidomos ata nëpër vendbanime ta kenë më të lehtë ta marrin vaksinën dhe ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë.
Afërdita Mustafa, mjek e përgjithshme njëherit koordinatore e imunizimit potencoi se vaksinimi është shum i rëndësishëm dhe qytetarët duhet të organizohen që ekipi mobil në mënyrë sa më profesionale ta kryejë procedurën e vaksinimit.
Vlenë të theksohet se vaksinimi me vaksinën Astra Zeneka është sipas dëshirës ndërsa vaksinimi nëpër vendbanime ka filluar nga dita e djeshme dhe realizohet pa patur nevojë të paraqiteni nëpërmjet E-Uprava.