Komuna e Bujanocit në shërbim të mediave të pavarura
Lokale

Komuna e Bujanocit në shërbim të mediave të pavarura

20.Dec.2012 20:53
0

komuna-Bujanocit

Komuna e Bujanocit në buxhetin e sapo miratuar për vitin 2013 ka bërë një përparim të dukshëm në trajtimin e mediave të pavarura. Kështu, pushteti lokal ka paraparë që për shërbimet e emetimit dhe të editimit për vitin e ardhshëm të ndaj rreth 5.5 milionë dinarë, apo 3.5 milionë më shumë sesa që ishin të parapara për vitin 2012. Fillimisht pas seancës së Këshillit Komunal, për mediat e pavarura ishin paraparë të rezervohen rreth 4.5 milionë dinarë, mirëpo me propozimin e Partisë Demokratike gjatë seancës së Kuvendit Komunal, kjo shifër u shtua edhe për një milion dinarë. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka arsyetuar mjetet e parapara për mediat  e pavarura si nevojë e qytetarëve për të jenë sa më të informuar për ndodhitë për dhe rreth komunës nga njëra anë, si dhe domosdoshmërinë e pushtetit lokal për sa më tepër transparencë nga ana tjetër. “ Mediat janë tejet të rëndësishme për zhvillimin e një shoqërie demokratike “, është shprehur Arifi. Nga ana tjetër edhe drejtuesit e mediave lokale kanë ngelur të kënaqur me vendimin e sotëm të pushtetit lokal. Për drejtorin e Rtv Spektri, Jeton Ismaili, vendimi i sotëm i Kuvendit Komunal të Bujanocit por edhe ai paraprak i Këshillit Komunal kanë lënë të kuptojnë se komuna jonë përfundimisht është shprehur e gatshme që të zhvilloj pluralizmin medial si dhe të bashkëpunojë me profesionalizmin në lëminë e gazetarisë. “ Komuna e Bujanocit në këtë përbërje ka arritur në mënyrë të shkëlqyeshme të krijoj baraspeshat në tregun medial dhe me këtë akt ka bërë hapin e madh konform strategjisë mediale që është standard i Bashkimit Evropian “, është shprehur Ismaili. Ismaili thotë se me qëndrimin e KK-së do ta informoj departamentin e mediave pranë OSBE-së, ngase  një hap i këtillë i pushtetit të Bujanocit është konform politikave të kësaj organizate për evaluimin e mediave. Edhe për drejtorin menaxhues të portalin e pavarur informativ Titulli.com, kjo përbërje e pushtetit lokal ka arritur të dëshmojë se nuk është për diskriminimin e mediave edhe pse vet nuk është themelues i tyre. “ Përkundrazi, shumica parlamentare tregojë qartë se përkrah mediat e pavarura duke i trajtuar ato si bazament të ruajtjes së vlerave demokratike “, është shprehur Saqipi. Në seancën e sotme të KK të Bujanocit ndodhi edhe një dukuri mjaft ironike. Këshilltarët e PVD-së në vend se të lobojnë në favor të mediave të pavarura propozuan që pozicioni buxhetor për emetim dhe botim të pakësohet dhe që mjetet të dedikohen  diku tjetër. Një ideologji e tillë e PVD-së për mediat e pavarura vërtetë nuk do koment./Titulli.com/
Banja e Bujanocit para kolapsit
Musliu më në fund pranon se ishte te Partia Socialiste Serbe (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration