Komuna e Bujanocit me rritje të vazhdueshme të buxhetit për arsimin (VIDEO+Statstika)
Lokale

Komuna e Bujanocit me rritje të vazhdueshme të buxhetit për arsimin (VIDEO+Statstika)

27.Oct.2017 11:23
0
Në komunën e Bujanocit mësimin fillorë dhe të mesëm e vijojnë 4796 nxënës në dy shkolla të mesme dhe 12 shkolla fillore ndërsa nga buxheti komunal ndahen afro 92 milion dinarë në vit.

Sipas statistikave të departamentit për arsim në administratën komunale në komunën e Bujanocit për vitin 2017-2018 mësimin në gjuhën shqipe e vijojnë 2759 ndërsa shkollimin në gjuhën serbe e ndjekin   2073.

Driton Rexhepi,  kryeshef i drejtoratit për arsim në admininistratën lokale të komunës së Bujanocit tregon se njëri ndër proritetet e administratës lokale është çështja e investimeve në infrastrukturën e arsimit.

“Buxheti i ndarë nga buxheti komunal për shkollat për vitin 2015 ka qenë 90.020.500 dinarë, për vitin 2016 ka qenë 91.480.800 dinarë ndësa ai i vitit 2017 është 91.497.100 dinarë duke përfshi edhe mjetet shtesë të cilat janë ndarë për kërkesat e shkollave për nevojat e tyre”, u shpreh Rexhepi për Titulli.com.

Ai theksoi se duke u bazuar në statistikat që ai posedon buxheti ndaj investimeve në arsim nga ana e buxhetit komunal të Bujanocit vetëm se ka një rritje këtë vit dhe punohet që të rritet buxheti edhe më shumë  për vitin e ardhshëm.

Shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc për vitin 2017 i janë ndarë mjete të parapara prej 8.387500 dinarë.

”Mjetet kurr nuk janë të mjaftueshme mirëpo mundësitë e komunës këto që janë dhe ne kemi punuar nga këto mjete mjaft. Na janë ndarw si pjesë shtesë 500 mijë dinarë për nevojat e kësaj shkolle si dhe 200 mijë dinarë për organizimin e një seminari”, u shpreh Bajram Salihu drejtor i kësaj shkolle.

Në shkollën fillore “Ali Bektashi” në fshatin Nesalcë vijojnë mësimin 233 nxënës së bashku me dy paralelet e saja në Letovicë dhe Osllarë.

Drejtori i kësaj shkolle,  Agron Bektashi gjatë një bisede për Titulli.com tha se shuma e cila ndahet  për shkollat nga buxheti komunal ë Bujanocit është ndoshta edhe simbolike që përmbush vetëm nevojat elementare të shkollave.

Sipas Bektashit vlera e shumës së ndarë për vitin 2017 për këtë shkollë është 3 milion e 866.000 dinarë ndërsa edhe disponojnë edhe një buxhet shtesë prej 500 mijë dinarëve nga administrata komunale me kërkesë të shkollës për disa nevoja infrastrukturore.

Në shkollat e komunës së  Bujanocit punojnë rreth 532 mësimdhënës ndërsa për institucionet komunale vazhdon të mbetet sfidë në përmirësimin e infrastrukturës nëpër shkolla dhe kualitetit të mësidhënies./Titulli.com/

Presheva edhe me një organizim të ri politik lokal, PINOK?
Komuna e Bujanocit shpall konkurs publik për vend të punës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration