Komuna e Bujanoci përgatit projekt për ujërat e zeza në konkursin e BE-së
Komuna e Bujanocit me anë të këshillit komunal ka marrë vendim në hartimin e planit detaj të rregullimit për evakuimin e ujërave të zeza, plan ky me të cilin do të konkurrohet në programin evropian "EU Pro".Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi deklaroi se komuna do të konkurroj në programin “EU Pro” për financim të planit për evakuimin e ujërave të zeza, shkruan TYitulli.com.
“Do të konkurrojmë në programin e ri të bashkimit evropian Eu Pro vlera e projektit do të jetë 15 mijë euro për hartimin e planit. Ne kemi filluar me projektin kryesorë të ndërtimit të projekt dokumentacionin për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e ujërave të zeza” u shpreh kryetari i komunës, Kamberi.
EU Pro është program i financuar nga bashkimi evropian që ka filluar të implementohet nga muaji Janar i vitit 2018 si vazhdimësi e programeve të mëparshme të Bashkimit Evropian në Serbi./Titulli.com/