Kolona të gjata në Konçul
Lokale

Kolona të gjata në Konçul

20.Aug.2012 15:17
0
Në pikën kufitare në Konçul të komunës së Bujanocit janë krijuar radhë të gjata. Sipas udhëtarëve, pritet deri në 3 orë për të hyrë në Serbi. Edhe një ditë me kolona të gjata në pikën kufitare në Konçul që lidhë Serbinë me Kosovën. Siç kanë raportuar udhëtarët që kanë përdorur këtë pikë kalimi, radhët shkojnë në disa qindra metra, ndërsa pritjet janë deri në tre orë. Për të treguar se si pritet në këto kolona, udhëtari anonim i ka dërguar edhe një foto portalit tonë, që tregon më së miri gjendjen në kufi. Sipas të njëjtit burim, te pala kosovare, te Dheu i Bardhë, nuk ka kolona dhe lëvizjet janë normale si në hyrje po ashtu edhe në dalje të saj./Titulli.com/
Beqiri: Shqiptarët e Luginës të përfshihen në procesin e bisedimeve
Më shumë investime në sektorin e turizmit në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration