Në vendkalimin kufitar Konçul-Dheu i Bardh janë krijuar kolona të gjata të veturave që po dalin nga Kosova drejt vendeve të ndryshme perëndimore. Gjithashtu policia e komunikacionit në Serbi përmes një njoftimi për media ka sqaruar se kolona të gjata po bëhen edhe në vendkalimet kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë.
Siç ka mësuar Titulli në vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë kolonat janë krijuar si pasojë e numrit të madh të vozitësve të cilët janë nisur drejt vendeve të perëndimit ku ata punojnë por edhe për shkak të procedurave të ngarkuara për shtetasit e Kosovës të cilat duhet të pajisen me dokumente për hyrje në territorin e Serbisë.
Gazetari i Titulli gjatë bisedave me vozitësit në këtë vendkalim është njoftuar se ata presin më shumë se 4 orë për të kaluar këtë vendkalim kufitar.
Ndërsa ambasada e Hungarisë në Serbi përmes mediave ka apeluar vozitësit të shfrytëzojnë edhe daljet tjera kufitare përveç atij të Horgoshit.
Sipas informacioneve të Policisë së komunikacionit vozitësit duhet të shfrytëzojnë vendkalimet kufitare alternative që shpien drejt vendeve të Evropës./Titulli.com/
[caption id="attachment_86200" align="aligncenter" width="640"] Vendkalimi kufitar Konçul-Dheu i Bardh-sot[/caption]
[caption id="attachment_86202" align="aligncenter" width="640"] Vendkalimi kufitar Konçul-Dheu i Bardh-sot[/caption]
[caption id="attachment_86203" align="aligncenter" width="640"] Vendkalimi kufitar Konçul-Dheu i Bardh-sot[/caption]
[caption id="attachment_86204" align="aligncenter" width="640"] Vendkalimi kufitar Konçul-Dheu i Bardh-sot[/caption]