Lokale
Klubi i karatesë "BESA" nga Bujanoci, shembull i suksesit
Klubi i karatesë "BESA" nga Bujanoci ka marrë pjese prej datës 4 deri më 6 prill në kampionatin botëror të pestin me radhë te karatesë në Shotokan, të mbajtur ne Prishtinë.
Sipas trajnerit të këtij Klubi, Ramiz Asllani “Besa” ka marrë merr pjese me 6 garues 4 garues ne disiplinën Kata, dhe 2 prej tre në disiplinën Kumite (luftera).
Karateisti i klubit “Besa” nga Bujanoci, Valon Ismaili, zuri vendin e tretë në Kampionatin Botëror të karatesë të mbajtur në Prishtinë. Ismaili, karateist i klubit “Besa” nga Bujanoci, ka arritur sukses të madh, pasi ka fituar medaljen e bronzit dhe pozitën e tretë në Kampionatin e pestë Botëror në shotokan karate kumite mbi 18 vjeç në kategroin -84 kg, të mbajtur në Prishtinë.
Në këtë kompeticion që ka zgjatur prej datës 4 deri më 6 prill, kanë marrë pjesë karateistë nga mbi 47 vende të botës, ndërsa klubi i karatesë “Besa” nga Bujanoci, është prezantuar me gjashtë garues.
Sipas trajnerit Asllani, konkurrenca në këtë kampionat ishte e fortë, ndërsa Valoni është ndeshur me katër garues nga vende të ndryshme.
Karateisti Valon Ismaili merret me karate që nëntë vite dhe deri më tani ka arritur brezin e zi 1 DAN. Klubi ku ushtron ai, “Besa” nga Bujanoci, udhëhiqet nga trajneri Ramiz Asllani dhe funksionon prej vitit 2004. Në këtë klub stërviten mbi 30 karateistë e karateiste të reja.
Pjesëmarrësit tjerë në këtë garë ishin, 1.Sonila Destani diciplina kata, 2.Redon Sherifi diciplina kata, 3. Besa Abdyli diciplina kata, 4.Labinot Destani diciplina kata, 5.Valon Ismaili diciplina kumite(luftera),6.Halil Xhelili diciplina kumite(luftera).
Konkurrenca ka qene jashtëzakonisht e madhe ku kane marre pjese gjithsej 47 shtet nga e gjithë bota me 1400 garues në të gjitha diciplinat e në të gjitha grupmoshat. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!