Klubi i hapur shpall konkurs për tregime të shkurtëra me temë "Të drejtat të fëmijëve"
Lokale

Klubi i hapur shpall konkurs për tregime të shkurtëra me temë "Të drejtat të fëmijëve"

02.Dec.2016 13:23
0
Shoqata për Zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve "“ Klubi i hapur nga Nishi në partneritet me Qendrën për zhvillim kreativ nga Knjazhevci dhe në bashkëpunim me 6 organizata nga Serbia juglindore ( Shoqata Gëzimi fëmiror nga Zajeçari, Qendra për aktivizm qytetar nga Svrlig, QIK Pralipe nga Piroti, Shoqata e romëve nga Prokuplja, Nexus nga Vranja dhe Inciativa Qyterare nga Beogradi, zyra në Bujanoc) shpall konkurs për një tregim të shkurtër mbi temën e të drejtave të fëmijëve.

Heronjtë e tregimeve të shkurtëra duhet të jenë fëmijët dhe të rinjtë (deri në moshën 18 vjeçare) të cilëve ju kanë shkelur të drejtat e fëmijëve ose në mënyra të ndryshme janë përjashtuara nga jeta e komunitetit, janë në disavantazh në krahasim me shokët e tyre, ata janë në margjinat e shoqërisë dhe janë të ekspozuar ndaj varfërisë, diskriminimit , dhunës, nuk kanë qasje në arsim cilësor, të privuar nga kujdesi social dhe shëndetësor, etj Edhe pse janë këtu, mes nesh, me ne, shumica e këtyre heroive të vogjël janë të padukshëm dhe të pazëshëm. Ata mund të na tregojnë historinë e tyre dhe do të tregonjë më shumë për veten, por edhe për ne, botën dhe mundësitë tona. Lajmrohuni, ndani  me ne një pjesë të këtyre tregimeve të patreguar. 

Kushtet për aplikim:

Tregimi duhet të jetë i vërtetë. Për të mbrojtur të drejtën e privatësisë, emrat e heronjve të tregimit mund të ndryshohen. Në rast se tregimi hynë në përzgjedhjen përfundimtare, është e nevojshme që shkrimtari të dokumenton të vërtetën e tregimit.

Tregimi duhet të ketë deri në 1000 fjalë, font Times New Roman, madhësia e shkronjave 12.


Konkursi është i hapur për të gjithë pjesëmarrësit nga territori i komunës së Bujanocit dhe komunat tjera të përfshira me projekt.

Tregimi duhet dërguar në mënyrë elektronike në  email-adresën e-mail storytellingserbia@gmail.com

Gjatë dërgimit jeni të obliguar të shënoni emrin dhe mbiemrin e autorit të tregimit, numrin e telfonit dhe duhet të shënoni se na cila komunë jeni duke aplikuar  duke pasur parasysh se secila komunë  ka jurinë e saj të veçantë që do të vendosë për çmimet.

Juria në çdo qytet do të shpërblej tre tregimet më të mira, autorëve do ti ndahen shpërblime me vlerë: 100 euro për vendin e parë, 60 euro për vendin e dytë  dhe 40 vendin e tretë.

Konkursi është i hapur nga 25 nëntori 2016 deri më 31 janar 2017.

Duke dërguar punimin në konkurs, pjesëmarrësit  japin pëlqimin e tyre që punimi  tyre të zgjidhet në konkurs  dhe të përdoret për qëllime promovuese nga organizatorët e konkursit. Punimet  nuk do të kthehen.

Konkursi është i hapur në kuadër të projektit "Drejtat e Fëmijëve në tregime dhe praktikë" Projekti (të Drejtave e Fëmijëve në tregime dhe praktikë) implementohet nga Shoqata për Zhvillimin e Fëmijëve dhe të Rinjve – Klubi I hapur në partneritet dhe bashkëpunim me organizatat e përmendura më lart, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Serbisë, përmes programit EIDHR.

 

Gazetari, Valon Gashi nga Bujanoci po bënë karrierë dhe eksperiencë në Top Channel
Universiteti Internacional i Novi Pazarit në Preshevë ka të drejtën për dhënien e diplomave për programet studimor aktive
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration