Lokale
KKSH uron mësimdhënësit për 7 mars
Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, kryetari Galip Beqiri në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë mësimdhënësit, e në veçanti veteranët e arsimit që me vite me radhë kanë dhënë kontribut të çmueshëm në mbarëvajtjen e arsimit dhe shkollës shqipe në Luginë të Preshevës
Gjatë viteve të kaluara shkollës shqipe i janë mohuar edhe tekstet shkollore, librat elementarë që mësimdhënësit të kryenin detyrën e vetë fisnike në mënyrë sa më profesionale. Me angazhimin e KKSH bashkërisht me Ju, deri më tani kemi arritur që të sigurojmë një numër të konsiderueshëm të teksteve shkolle dhe fletore pune, sikur edhe fletoret përgatitore për mësimdhënës.
Gjithashtu kemi siguruar edhe trajnim të një numri të mësimdhënësve me ekspertë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Shqipërisë. KKSH, këmbëngul në ofrimin e të gjitha teksteve shkollore të nevojshme si për shkollat fillore ashtu edhe për shkollat e mesme në një proces që kemi hasur në mbështetje të pa kontestuar nga gjithë mësimdhënësit.
Uroj që ky 7 mars të sjell sukseset të mëdha në arsim dhe frymëzoj gjeneratat e reja të mësimdhënësve për më shumë efikasitet, kualitet dhe profesionalizëm. Besoj fuqishëm që vitet në vijim do të sjellin rezultatet më të lakmueshme dhe që Lugina e Preshevës përmes shkollës shqipe do të ruaj dhe avancoj identitetin kombëtarë të shqiptarëve. Me bindje se shkolla shqipe gjithmonë ka qenë themel i progresit dhe prosperimit drejt një të ardhme më të ndritur.
Urime dhe suksese.
Bujanoc, 07.03.2013 Shërbimi për informim i KKSH-së
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!