KKSH-ja kërkon regjistrimin e popullësisë në Luginë, ishte bojkotuar në vitin 2011
Lokale

KKSH-ja kërkon regjistrimin e popullësisë në Luginë, ishte bojkotuar në vitin 2011

22.Jan.2021 08:02
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi Ragmi Mustafa, ka marrë pjesë  ditë më parë në mbledhjen urgjente të Koordinimit Këshillave Nacionale në Serbi të mbajtur në distancë.

"Bashkëbiseduam dhe përcaktuam unanimisht përfaqësuesen e Koordinimit Këshillave Nacionale - Jasmina Curiq, kryetare e Këshillit Kombëtar Boshnjak - në raportin me Entin e Statistikave të Serbisë si institucioni që do realizojë regjistrimin e popullsisë paraparë për në muajin prill e që është shtyrë për në tetor", është shprehur Mustafa.

Sipas tij regjistrimi i popullsisë është një sfidë për të cilën Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) e ka adresuar që në tetorin e vitit të kaluar. Ky proces duhet të respektojë realitetin e terrenit.
 
KKSH-ë ka parashtruar kërkesën për largimin e të gjitha pengesave dhe arsyet e bojkotimit të listuar nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar më vitin 2011 ku edhe ishin regjistruar vetëm 5. 809 shqiptarë.

Gjithashtu u morë vendim të propozohet që “Fondi për pakica” të menaxhuar nga Ministria për Drejtat e Njeriut, Minoriteteve dhe Dialog të orientohet për fushën e arsimimit.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kan bojkotuar regjistrimin e popullsisë në Serbi në vitin 2011për shumë arsye, e një nga to ishte edhe përpilimi i listave të shkruara vetëm në gjuhën serbe dhe më alfabetin cirilik.

Vendimi për bojkotimin e regjistrimit të popullsisë nga shqiptaret kishte ardhur nga Kuvendi i këshilltarve shqiptarë,  organi i vetëm që bashkon shumë parti në  komunat me shumicë shqiptare Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./Titulli.com/

Shqipëria shpall person të padëshirueshëm një diplomat rus
Shtyhet për herë të tretë filmi i James Bond
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration