Lokale
KKSH e pakënaqur me vonesat e transfereve financiare?
Këshilli Kombëtar Shqiptar në mbledhjen e dytë të mbajtur për vitin 2013, sërish ka shprehur shqetësimin për vonesat e transferimit të mjetev financiare për vitin 2013 dhë është zevëndësuar një anëtar me Emrie Sinani.
“Këshilli Kombëtar Shqiptarë bashkërisht me organet përkatëse dhe me të punësuarit, punën e vet gjatë kësaj periudhe (2012) e kanë realizuar përmes, organit ekzekutiv, trupave punuese, komisioneve, nën komisioneve e që ka realizuar planin dhe programin për vitin 2012”, thuhet në kumtesën e KKSH-së.
Sipas KKSH-së realizimi i buxhetit për vitin 2012 është realizuar në mënyrë të plotë dhe korrekte gjë për të cilën flet edhe raporti revizionit të pavarur për buxhetin e vitit 2012 dhe aprovimi nga Organi ekzekutiv. Pra, me fjalë të tjera është realizuar gjithçka sipas planit dhe parashikimeve që kanë qenë pjesë e planit financiar për vitin 2012.
Gjithashtu anëtarët kanë diskutuar sërish për vonesat në planifikimin e planit financiar për vitin 2013 vonesa këto të shkaktuara nga mos transferimi i mjeteve financiare si në vitet e kaluara nën arsyetimin se “shqiptarët nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Republika e Serbisë”. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!