Kandidatët për president të Serbisë pa interesim për votuesit shqiptarë në Luginë
Kujtim Sadriu nga Qendra për Hulumtin dhe Monitorim në Presheë duke folur për pjesëmarrjen shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale në Serbi ka thënë nëse dikush kërkon përkrahjen e shqiptarëve duhet të bëj të paktën diçka minimalisht për ne që mundë t'i sjell 20.000 deri 30.000 vota.“Votuesit shqiptar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk kanë asnjë motiv për të votuar as për të mbështetur ndonjërin nga kandidatët për president pasi asnjëri prej tyre nuk ka treguar interes për problemet e shqiptarëve, është shprehur Saadriu.
Sipas tij në kushtet e tanishme në fushatat e parazgjedhore nuk mund të pritet që ndonjëra nga partitë shqiptare të ftoj votuesit e saj të përkrahin njërin nga kandidatët për president të Serbisë./Titulli.com/