Kandidati për kryetar të PDSH-së, Sami Salihu konfirmon mos-vazhdimin e mëtutjeshëm të garës
Lokale

Kandidati për kryetar të PDSH-së, Sami Salihu konfirmon mos-vazhdimin e mëtutjeshëm të garës

04.Dec.2016 16:17
0
Sami Salihu nga Partia Demokratike Shqiptare reagon ndaj procesit të zjedhjeve në nëndegën e PDSH-së në fshatin Rahovicë e cila tërheq vërejtjen serioze se kjo situatë e krijuar mund të reflektoj me pasoja të padëshirueshme edhe nëpër nëndegët tjera të PDSH-se.

KRYETARI I NËNDEGËS SË FSHATIT RAHOVICË DHE KANDIDAT PËR KRYETAR TË PDSH-së, SAMI SALIHU

Në mbledhjen e nëndegës së PDSH-së e caktuar më dt. 03.12.2016 e cila u ndërpre përshkak të situatës së tensionuar në të, sjell këtë:

DEKLARATË

I brengosur për situatën e krijuar dhe në pamundësi të fillimit të mbledhjes si rezultat i presioneve të panevojshme dhe jo demokratike në mbledhjen e dt. 03.12.2016 të nëndegës së PDSH-se, Rahovicë, tërheq vërejtjen serioze se kjo situatë e krijuar mund të reflektoj me pasoja të padëshirueshme edhe nëpër nëndegët tjera të PDSH-se.

Duke reflektuar me përgjegjësi për tensionin e krijuar ku u pamundësua që të zhvillohej mbledhja normale, vlerësoj se situata e krijuar është tërësisht e papranueshme dhe aspak në përputhje me normat demokratike për të pasur një garë të drejtë dhe të barabartë.
I bindur se zgjedhjet vetëm në kushte të barabarta dhe demokratike janë të pranueshme për PDSH-ën.

Konstatoj të papranueshme dhe jo demokratike, si dhe shumë të rrezikshme vazhdimin në këtë formë të zgjedhjeve brenda PDSH-së.
Kërkoj nga komisioni zgjedhor dhe organet qendrore partiake shqyrtimin e situatës së krijuar dhe mundësinë e ndërprerjes së zgjedhjeve dhe shtyerjen e tyre për kohë dhe rrethana të pranueshme për të gjithë.

Konfirmoj qëndrimin se kjo mënyrë e vazhdimit të zgjedhjeve dëmton dinjitetin e simpatizantëve te PDSH-së dhe reputacionin demokratik të saj. Andaj konfirmoj mos-vazhdimin e mëtutjeshëm të garës derisa nuk krijohen kushte normale dhe të arsyeshme për zgjedhje.

Rahovicë
04.12.2016 Kandidati
Sami SALIHU

Universiteti Internacional i Novi Pazarit në Preshevë ka të drejtën për dhënien e diplomave për programet studimor aktive
Drilon Hyseni nga Bujanoci i shkruan letër Aleksandër Vuçiq (konfirmimi)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration