Kamberi: Shqiptarët nga Bujanoci, Presheva e Medvegja po largohen  çdo ditë e më shumë
Lokale

Kamberi: Shqiptarët nga Bujanoci, Presheva e Medvegja po largohen çdo ditë e më shumë

23.May.2018 11:06
0
Shqiptarët në Serbi janë në pozitë të vështirë dhe çdo ditë e më shumë po largohen nga komunat shqiptare, kështu tha kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë ligjëratës që ai e mbajti në Kolegjin ISPE, me temën "Pozita e shqiptarëve në Luginë dhe mundësia e shkëmbimit të territoreve".

Kamberi, teksa bëri dallimin e shqiptarëve të regjistruar mes viteve, tha se diferenca mes viteve është tendencë e spastrimit etnik që Serbia ka bërë, raporton Ekonomia Online.

“Komunat tona bëjnë pjesë në komunat më të pazhvilluara në Serbi. Potencialet ekonomike të kohës së komunizmit mbahen peng: as nuk privatizohen, as nuk zhvillohen. Industria e duhanit është privatizu vitin e kaluar dhe kur në konkurs është paraqitë një kompani lokale shqiptare, në mars është anulu konkursi për me ia dhanë një kompanie serbe nga Novi Sadi, por ky anulim i tenderit ishte përcjellë me një fushatë deshqiptarizuese”.

Ai më tutje ka shtuar se ndonëse në Serbi ekzistojnë ligje të cilat sigurojnë mbrojtjen e komuniteteve joshumicë, zbatimi i tyre në praktikë është problem, raporton EO.

“Në Serbi ekzistojnë ligjet që janë të harmonizuara sa i përket ligjeve të BE-së. Serbia ka një ligj të veçantë të mbrojtjes së pakicave. Problemi është në zbatimin e këtyre normave në praktikë”.

Kamberi tha se në Serbi shqiptarët trajtohen si një element i huaj.

Ndonëse tha se janë të vetëdijshën për dallimin, Shaipi kërkoi që të ketë trajtim të njëjtë ashtu sikurse e kanë serbët në Kosovë, raporton EO.

Ai madje ngriti paralele në kërkesat e serbëve në Kosovë me atë se çfarë kanë shqiptarët në Serbi.

“Ne duam një reciprocitet se si serbët janë të trajtuar në Kosovë. E kemi të qartë se ky reciprocitet nuk mund të jetë i njëjtë, por ka edhe shumë çështje që mund të konsiderohen banale”.

Ai shtoi se Presheva me 30 mijë banorë nuk ka gjykatë./ekonomiaonline/

Administrata e komunës së Bujanocit me 165 të punësuar, ajo e Preshevës me mangësi 97
Nis manifestimi "Ditët e Komandant Lleshit" pa flamur kombëtar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration