Kamberi: Serbia po reagon dhunshëm ndaj shqiptarëve të Luginës (video)
Enkel Rexhepi, aktivist i KDNJ-së në Preshevë është ndaluar nga policia lokale, përderisa po zhvillonte aksion rrugor që pasqyron gjenezën historike të flamujve shqiptar nëpër kohë si shënjim performues artistik, projekt ky i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, i sponsorizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Zvicerane.Ndalesa është bërë me preteksin se Rexhepi po “ekspozon jashtëligjshëm në mënyrë publike flamurin shqiptar”.
Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, vlerëson se Serbia sa herë që ka të bëjë me tema për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve reagon dhunshëm, shkruan Titulli.com.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut përmes një komunkate ka ftuar instancat dhe organizatat monitoruese në Serbi që t’i marrin seriozisht veprimet e organeve shtetërore të sigurisë në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës./B.Rexhepi/Titulli.com/