Kamberi: Serbia po bën presion ndaj drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike
Ish-Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka ngritur disa shqetësime në lidhje me trajtimin e shqiptarëve nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Kamberi përmes një shënimi në Facebook thotë se policia e Serbisë ftesën për intervistim e paraqet si arrestim, ku sipas tij kjo mund të jetë mosdije profesionale, apo tendencë qëllimkeqe për frikësim.
“Sot, me qëllim të intervistimit rreth mosshlyerjes së borxheve të qirasë së disa shfrytëzuesve të hapësirës publike në qytetin e Bujanocit, është shoqëruar për t’u intervistuar në polici ish-likuiduesi i ndërmarrjes për ndërtim të Komunës së Bujanocit”, ka shkruar Kamberi.
“Edhe pse për t’u intervistuar do të mjaftonte një ftesë e zakonshme, organet e shtetërore përsëri zgjodhën metodën e pakuptimtë të shoqërimit deri në prokurori, të ish-drejtorit, ndërsa MPB lëshoi deklaratë se është fjala për arrestimin e tij”.
Kamberi thotë se një veprim i tillë më shumë i ngjanë një presioni politik, sidomos para zgjedhjeve.
“I gjithë ky spektakël natyrisht përfundoi me mbarimin e intervistimit dhe personi i “arrestuar” doli të jetë shoqëruar vetëm për intervistim”.
Kamberi thotë se fjala është për tentativë të vazhdueshme të presioneve që po i bëhen drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike