Kamberi priti ambasadorin e Turqisë në Beograd
Lokale

Kamberi priti ambasadorin e Turqisë në Beograd

19.Aug.2017 08:44
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi priti në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Beograd Tanju Bilgiç.

Temë e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe interesimi i kryetarit Kamberi për të rindërtuar marrëdhëniet e mira me Agjensionin Turk të zhvillimit TIKA, duke e potencuar se një bashkëpunim briliant dhe me rezultate konkrete kishte ekzistuar gjatë viteve 2008 - 2012.

Me Ambasadorin Bilgiç u diskutua edhe për përkrahje konkrete të cilën mund ta jap shteti i Turqisë, përkrahje kjo që do të ndikoj drejtpërdrejtë në zhvillimin e komunës së Bujanocit.

U dakordua që raportet në të ardhmen të jenë edhe më të ngushta duke kërkuar gjithnjë arritje të sukseseve të përbashkëta.

Me kërkesë të Ambasadorit Bilgiç u vizitua edhe objekti i Shkollës Fillore "Muharrem Kadriu" në Tërnoc, objekt ky i finansuar nga TIKA.

Kjo është vizita e parë e Ambasadorit të ri Turk që i ka bërë Bujanocit./kb/

 
Organizohet festivali "Mobikino" në Bujanoc
Ambasadori i Turqisë në Beograd,Tanju Bilgiç vizitoi Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration