Kamberi i paguar nga Serbia kërkon ndihmën e Kosovës
Lokale

Kamberi i paguar nga Serbia kërkon ndihmën e Kosovës

23.Jun.2017 12:12
0
Kryetari I komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i shoqëruar me disa tregtarë të bizneseve lokale ka zhvilluar takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu në Prishtinë.

“Vetëm zhvillimi ekonomik i Preshevës, Bujanovci dhe Medvegjës mund të jetë garanci e qëndrimit të shqiptarëve atje. Një ndër rekomandimet që do të dal nga ky takim është edhe organizimi i një konference si mundësi që bizneset e Kosovës të investojnë në atë pjesë si mundësi për punësim dhe zhvillim”, ka thënë Gërxhaliu.

Shaip Kamberi theksoi se pret që përmes investimeve të bizneseve kosovare të nxitet punësimi.

“Lugina Preshevës po kalon ndër sfidat më të rënda që i ka pas në kohën moderne me një represion ekonomik. Nuk kemi arritur që të ndërtojmë një sistem të organizuar t’i ndihmojmë Luginës”, është shpreur Kamberi.

Kamberi është në funksion publik për një kohë të gjatë në skenën politike shqiptare, duke qenë kryetar i komunës, deputet në parlamentin e  Serbisë por asnjëhëre nuk ka arritur të sjellë zhvillim ekonomik apo edhe avancojë çështjen shqiptare përveç deklaratave të përsëritura.

Bashkësia ndërkombëtare bënë përpjekje për rimëkëmbjen ekonomike të këtij përmes investimeve të Beogradit ndërsa Kamberi si funksionar institucional i paguar me buxhet të Serbisë kërkon ndihmën e Kosovës.

Pas vizitës dhe takimeve në OEK delegacioni nga Bujanoci vizitoi kompaninë Abi në Prizren.

Mitroviq: Qeverisja lokale në Bujanoc e pa aftë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve
Fontanat jashtë funksionit, qeverisja e Bujanocit fsheh vlerat tjera të rekonstruimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration