Foto: Facebook-komuna e Bujanocit
Lokale
Kamberi dorëzon projekte në agjencionin turk në Beograd
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, realizoi një takim pune me koordinatorin e Agjencionit Turk për Zhvillim (TIKA) në Beograd, Mehmet Bayrak."Përfaqësuesit të TIKA-së me këtë rast iu dorëzuan disa projekte konkrete në sferën e bujqësisë dhe infrastrukturës", thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit përmes faqez zyrtare në facebook.
Ata kanë vlerësuar se sakimi i sotëm është vazhdimësi e përpjekjeve që po bënë Komuna e Bujanocit për të rikthyer investimet e TIKA-së në Bujanoc./Titulli.com/