Kalimi kufitar në Konçul ende me të vjetrën
Lokale

Kalimi kufitar në Konçul ende me të vjetrën

09.Dec.2012 17:11
0
Kufiri i Konçulit,  jo shumë larg Bujanocit, nga nesër nuk do të funksionojë në bazë të sistemit për menaxhim të integruar të kufirit. Shefi i administratës policore në Vranjë, Sllagjan Vellinoviq i ka thënë Tanjugut se arsyeja e kësaj shtyrje është mos përfundimi i punimeve në ndërtim, dhe punët tjera në këtë punkt administrativë, transmeton Titulli. “Fillimi i punës me sistemin e integruar të menaxhimit në Konçul do të shtyhet për një kohë për shkak që në një gjatësi prej 2.850 metra nuk janë përfunduar të gjitha punimet për sjelljen e energjisë elektrike, ujit dhe vendosjes së kabllos optike”, thotë Vellinoviq. Ai ka shtuar gjithashtu se rreth përfundimit të punimeve në Konçul, opinioni do të njoftohet me kohë. Qeveria e Serbisë më herët ka njoftuar se kalimet në Jarinjë dhe Merdarë do të hapen më 10 dhjetor (nesër), ndërsa në Brnjak dhe Konçul deri më 31 dhjetor të këtij viti. Dejan Paviçeviq, shef i grupit negociues të Beogradit në dialogun teknikë me Prishtinën, pat deklaruar se në këto kalime me sistem për menaxhim të integruar, do të jetë i mjaftueshëm vetëm letërnjoftimi, që donë të thotë se nuk do të ketë risi drastike./Titulli.com/
Botime të reja me autorë nga Lugina
Politikanët i krijojnë vet tensionet në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration