Kërkohet ndihmë urgjente për Ramil Aliun (Dokument)
Lokale

Kërkohet ndihmë urgjente për Ramil Aliun (Dokument)

07.Mar.2015 17:31
0

Pas aksionit humanitar të filluar për grumbullimin e mjeteve për ndihmë urgjente për profesorin 28 vjeçar Ramil Aliu, sërish kemi apelin e përfaqësuesve të Këshillit iniciues që njerëzit e vullnetit të mirë t’i përgjigjen nismës që sa më parë të shërohet ky i ri nga Bujanoci.

Përfaqësuesi i Këshillit iniciues pranë shkollës fillore “Naim Frashëri”, Vesel Sejdiu thotë se aksioni është shtrirë në komunat Bujanoc e Preshevë, në institucione arsimore e fetare dhe se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve i është përgjigjur këtij aksioni humanitar.

“Deri në fund të javës duhet të bëhet grumbullimi i mjeteve pasi Ramili duhet t’i nënshtrohet operacionit në veshin tjetër, meqë dhimbjet janë shtuar”, i tha portalit Titulli.com koordinatori Vesel Sejdiu, i cili në redaksinë e këtij mediumi u paraqitë sot pas vizitës që i kishte bërë pacientit.

Ai matej theksoi se familja deri më tani ka pas mjete për kujdes dhe ndërhyrje mjekësore, mirëpo pas përsëritjes së sëmundjes në veshin tjetër, ndërhyrja mjekësore që do të kushtonte 10 mijë euro dhe do të duhej të realizohej në Turqi, ka detyruar ate që të kërkojë ndihmë nga qytetarët pasi është e vështirë të përballohen harxhimet.

Për të lehtësuar ndihmën ndaj këtij rasti, përveç llogarisë në dinarë është hap edhe llogaria devizore, ku njerëzit e vullnetit të mire mund t’i përgjigjen këtij aksion shumë të nevojshëm humanitarë.

 

Kush është Ramil Aliu dhe që sa kohë vuan nga sëmundja?

Ramil Aliu është nga Bujanoci, me profesion profesorë i matematikës. Ky 28 vjeçar mësimdhënës në shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë para dy viteve ka filluar të ankojë për dhimbje në vesh.

Ai është trajtuar së pari në spitalin e Vranjës dhe më pas në Nish. Mjekimi ka vazhduar në Beograd ku kishte disa ndërhyrje kirurgjikale. Shërimin e kërkoi edhe në Gjermani. Para dy muajve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në Turqi në njërin vesh, operacion i cili ka kushtuar 10 mijë euro dhe nga mjekët është vlerësuar i suksesshëm.

Mirëpo, kohëve të fundit sëmundja është paraqit edhe në veshin tjetër dhe për të intervenuar edhe në veshin e dytë nevojiten 10 mijë euro tjera.

Andaj përfaqësuesit e Këshillit iniciues nga shkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc apelojnë për solidarizim të qytetarëve me këtë rast.

Të gjithë qytetarët që ndihmën e tyre dëshirojnë ta bëjnë në dinarë ate mund ta kryejnë në llogarinë bankare: 160-0400100065906-32 (Banka Intesa).

Për ndihmë në valutë të huaj mund ta bëni përmes të dhënave në dokumentin i cili gjendet në galerinë e mëposhtme.

Një aksion për grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar Ramil Aliun e ka paralajmëruar edhe Këshilli i Bashkësisë Islame përmes Departamentit të Rinjve dhe Gruas.

Ditën e hënë përfaqësuesit e këtij Departamenti do të organizojnë shitjen e ëmbëlsirave në sheshin e Bujanocit dhe mjetet e grumbulluara do të jenë të dedikuara për këtë aksion humanitar./Titulli.com/

Bujanoci shënon Ditën e Mësuesit (Foto & Video)
Një "Listë shqiptare" për Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration