Lokale
Jonuz Musliu nuk e priti për takim Zoran Stankoviqin
Ambasadori i Britanisë së Madhe Michael Davenport dhe kryetari i TK Zoran Stankoviq kanë qëndruar sot në komunën e Bujanocit, për të parë nga afër gjendjen që ditë më parë u krijua në fshatin Konçul, ku xhandarmëria serbe kishte penguar që fshatarët e këtij vendbanimi të punojnë tokat e tyre.
Ai gjatë vizitës së tij në këtë vendbanim zhvilloi një takim me qytetarët me qellim të informimit për problemet e banorëve të Konçulit , duke filluar nga incidenti i fundit me xhandarmërinë e deri tek uzurpimi i pronës private nga organet e sigurisë me rastin e ndërtimit të kufirit të integruar mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne sot zhvilluam një takim me banorët e fshatit Konçul. Ne gjatë takimit bëmë të ditur se të gjitha problemet ti adresohen përmes bashkësisë Lokale në TK dhe të zgjidhen problemet në mënyrë ligjore dhe me dialog”, u shpreh Stankoviq.
Stankoviq e komentoi edhe mos prezencën e Kryetarit te LPD Jonuz Musliut në fshatin Konçul ku ata patën rast ta informojnë Kryetarin e TK dhe të mundohen të gjejnë modele për zgjidhjen e probleme të kësaj pjese kufitare të banuar me shqiptar.
“Biseduam për situatën politike në Luginë të Preshevës. Ku e njoftuam ambasadorin me rrjedhat të cilat kanë qenë përmes Trupit Koordinues dhe përfaqësuesve shqiptar. Gjithashtu e njoftuam me masat të cilat I aprovuam dhe shpresojmë të kemi përkrahje të plotë të Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Beograd, Michael Devenport dhe së shpejti të fillojnë bisedat mes R.Serbisë dhe përfaqësuesve shqiptar”, tha pas takimit kryetari i komunës së Buajnocit, Nagip Arifi.
Sipas Arifit u bisedua edhe për zhvillimin ekonomik ku morën përkrahje të plotë nga Ambasadori Britanik.
“Ky takim ishte shume konstruktiv dhe miqësor, padyshim ambasadori u interesua për të gjitha problemet politike që atakojnë sidomos në periudhën që nga muaji Janar që ishin tensione të ngritura sidomos pas heqjes së Lapidarit”, ka thënë kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Mustafa gjithashtu ka bërë ftesë të gjithë ambasadorëve të akredituar në Beograd që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës.
Ndërkaq ambasadori i Britanisë së Madhe Michael Devenport pas vizitës që i bërën së bashku me kryetarin e TK-së Zoran Stankoiviq, kursit të gjuhës serbe që po mbahet në Bujanoc, ka thënë se ambasada e Britanisë së Madhe do të vazhdojë të mbështes iniciativa të tilla.
“Unë jam sot këtu që të jap mbështetjen time dhe të ambasadës së Britanisë së Madhe, dhe të njihem me problemet e këtyrëve komunave dhe gjithashtu për kursin që u mbajt në gjuhën serbe”, ka thënë Devenport.
Vizita e ambasadorit së Birtanisë së Madhe nuk ishte e para në Luginë të Preshevës, pasi kjo ambasadë po vazhdon që të mbështesë të gjitha projektet që janë të rëndësishëm për jetën e qytetarëve të këtushëm./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!