Jo që nuk e ndryshon, por e mban ende në ballkon
Lokale

Jo që nuk e ndryshon, por e mban ende në ballkon

09.Jan.2013 13:57
0
Flamuri kombëtar shqiptarë, që me krenari shpaloset nga shqiptarët e Luginës, sipas diplomatëve të huaj të akredituar në Beograd duhet të ndryshojë në mënyrë që ai të përdoret në institucione dhe tubime publike. Kjo ishte në kërkesë që sipas të përditshmes Danas, iu kishte drejtuar Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) me seli në Bujanoc, që me urgjencë të aprovojë një propozim që do të ndryshonte flamurin kombëtar që do të përdorej në Luginë. KKSH, sot përveç që me anë të kumtesës e mohoi marrjen e një vendimi të tillë, ajo edhe në vepër e dëshmon se nuk e ka në planë të japë një propozim që është kërkuar nga ndërkombëtarët. Gazetari i Titullit që sot ishte para godinës së KKSH-së në Bujanoc, ka shkrepur një fotografi në të cilën shihet se kjo organizatë jo që nuk po e propozon ndryshimin, por po e mbanë flamurin kuq e zi edhe në ballkonin e saj. Ky flamur kombëtar në ballkonin e këtij institucioni po qëndron që nga festimi i 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa jozyrtarisht është mësuar se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ka kërkuar heqjen e flamurit, gjë e cila deri më sot nuk ka ndodhur./Titulli.com/

KKSH

_____________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904
Zbulohet një minahedhës në hyrje të Lluçanit
KKSH nuk do të "ndryshojë" flamurin, dënon rrënimin e lapidarit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration