Izolimi është i mirë nëpër bodrume e jo në proceset politike (video)
Lokale

Izolimi është i mirë nëpër bodrume e jo në proceset politike (video)

11.Mar.2014 22:47
0
Partia për Veprim Demokratik ka vazhduar fushatën  parazgjedhore në fshatin Nesalcë dhe Letovicë të komunës së Bujanocit. Banorëve të këtyre vendbanimeve ju është sqaruar rëndësia e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 16 marsit dhe përfaqësimi i shqiptarëve në parlamentin e Serbisë. [caption id="attachment_111197" align="aligncenter" width="640"]Tubimi promovues në fshatin Nesalcë Tubimi promovues në fshatin Nesalcë[/caption] Shaip Kamberi , kandidatë për deputet ka përsëritur qëndrimin se PVD ka marrë obligimin për tu marrë në vazhdimësi me problemet shqiptare dhe se duke votuar më 16 mars shqiptarët do të sigurojnë avokatin e tyre në parlamentin e Serbisë. [caption id="attachment_111198" align="aligncenter" width="640"]Tubimi promovues në fshtin Nesalcë-PVD Tubimi promovues në fshtin Nesalcë[/caption] “Jemi para sfidave të mëdha për problemet shqiptare dhe për proceset që na presin pas 16 marsit andaj ne duhet të përfaqësohemi vet e jo nga dikush tjetër sepse për fatin tonë duhet vet të vendosmi”, tha Kamberi para elektoratit. [caption id="attachment_111195" align="aligncenter" width="800"]Tubimi promovues në fshatin Nesalcë Tubimi promovues në fshatin Nesalcë[/caption] Sipas tij është domosdoshmëri që shqiptarët të orientohen drejt zgjidhjes së problemeve duke u mbështetur  nga faktori ndërkombëtar që po përkrahë politikën e pjesëmarrjes aktive dhe zgjidhjen e problemeve jetike për shqiptarët. [caption id="attachment_111192" align="aligncenter" width="640"]Tubimi promovues në fshatin Letovicë Tubimi promovues në fshatin Letovicë[/caption] Qerim Iseni, nga nëndega e PVD-së në Nesalcë është optimist se qytetarët do të përkrahin procesin e zgjedhjeve më 16 mars sepse rruga e bojkotit nuk është rrugë e shpresës dhe përparimit. Nga nëndega e PVD-së në fshatin Letovicë  është dërguar mesazhi tek simpatizuesit e kësaj partie dhe të gjithë qytetarët tjerë se vetëm duke votuar më 16 mars do të mundë të dëgjohet zëri i shqiptarëve në vendin e duhur. “Është momenti që së bashku të votojmë për vetveten tonë dhe duhet shfrytëzuar këtë të drejtë për të kërkuar të drejtat tjera që na takojnë”, deklaroi Kujtim Ismaili kryetar i nëndegës së PVD-së në Letovicë. [caption id="attachment_111194" align="aligncenter" width="640"]Tubimi promovues në fshatin Letovicë Tubimi promovues në fshatin Letovicë[/caption] Ekrem Xhemaili aktivist i kahershëm i kësaj partie para banorëve të Letovicës dhe anëtarëve tjerë tha se vizioni i tyre politik është  serioz dhe se izolimi është i mirë vetëm nëpër bodrume e jo  për një popull dhe proces politik. “Para elektoratit shqiptar po dëshmojmë kredibilitetin dhe gatishmërinë për të marrë mbi vete përgjegjësit e kohës e për t’i  orientuar dhe zgjidhur problemet tona kolektive në rrugën e duhur”, tha Xhemaili. [caption id="attachment_111193" align="aligncenter" width="640"]Tubimi promovues në fshatin Letovicë Tubimi promovues në fshatin Letovicë[/caption] Banorët e fshatit Nesalcë dhe Letovicë gjatë takimit në tubimin promovues me bartësit kryesorë të listës së shqiptarëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 16 marsit “Partia për veprim Demokratik-Riza Halimi” kanë shprehur nevojën e domosdoshme për zgjidhjen e problemeve shqiptare të grumbulluara me dekada. Gjithashtu banorët janë shprehur të bindur se qytetarët do t’i përgjigjen pozitivisht votimit më 16 mars sepse ajo është e vetmja rrugë për t’i tejkaluar sfidat. Shaip Kamberi duke folur për programin e tyre politik ka ritheksuar se zëri i shqiptarëve të Luginës duhet të jetë në parlament dhe se deputeti do të mbrojë interesat e të gjithë shqiptarëve. /Titulli.com/ )
Uglanin kërkon votën e shqiptarëve të Luginës
Gjilani do bëhet me zyrë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration