Ismaili: Shtëpia e Kulturës në shërbim të qytetarëve, publikut i ofrojmë filma edhe 3D
Lugina

Ismaili: Shtëpia e Kulturës në shërbim të qytetarëve, publikut i ofrojmë filma edhe 3D

07.Sep.2016 11:52
0
Shtëpia e Kulturës "Vuk Karagjiq" në Bujanoc është një institucion komunal që i shërben interesave të qytetarëve dhe nevojave për grupet e ndryshme të organizatave kulturore, joqeveritare dhe partive politike për takime të tyre.

Drejtori i këtij Institucioni kulturor, Jetmir Ismaili në një intervistë për Titulli.com është shprehur se përkrah të rinjtë në aktivitetet e tyre dhe se do krijohen programe të reja e manifestimet që i dedikohen qytetarëve të Komunës së Bujanocit.

“Kinemaja po funksionon duke i ofruar qytetarëve filma nga zhanre të ndryshme kinematografike ,si dhe në bazë të kërkesave të vizitorëve mundemi të shfaqim edhe filma nga teknologjia 3D . Deri më tash që nga futja në funksion të teknologjisë për shfaqjen e filmave kinemanë e kanë vizituar 474 vizitor”, deklaroi ismaili.  

 

Drejtoni një institucion kulturor komunal, sa jeni në shërbim të qytetarëve  dhe na thoni sa është numri i të punësuarve? 

Ismaili: Institucioni që drejtoj unë është institucion kulturor i cili qytetarëve te Bujanocit i hap dyert dhe i ofron shërbime për aktivitete kulturore . Këtu janë të punësuar 20 punëtorë prej të cilëve,14 të nacionalitetit shqiptar, 4 serb dhe 2 Rom. Ky institucion i tubon të rinjtë si dhe ofron përkrahje dhe programe me te cilat tërheq vëmendjen tek te gjitha moshat . Detyrë e shtëpisë së kulturës është, dekontaminimi shpirtëror dhe moral në shoqëri,ngritjen e kualitetit jetësorë dhe shkallën e ndërgjegjes qytetare. E kemi për obligim që ta ruajmë kulturën ,traditën dhe zakonet përskaj traditave të vjetra që të krijojmë programe të reja dhe manifestimet që i dedikohen qytetarëve të Komunës së Bujanocit . Duhet të falënderoj ë drejtorin e mëparshëm,  Arsim Asllani i cili këtë institucion ma dorëzoi të kompletuar sa i përket dokumentacioneve. 

Keni bërë ndonjë plan për rritjen e aktiviteteve kulturore? 

Ismaili:  Planet e Shtëpisë  së Kulturës për  të ardhmen janë që rinia e Bujanocit të ketë sa më  shume aktivitete kulturore dhe në këtë rast i ftoj të gjithë ata të cilët kanë ide për ndonjë aktivitet  kulturor janë të mirëseardhur , shtëpia e kulturës gjithmonë do të jetë në bashkëpunim me të gjithë qytetarët pa marrë parasysh nacionalitetin. 

Sa është aktive kinemaja dhe cilët janë planet ne fushën e kinematografisë pranë shtëpisë së  kulturës? 

Ismaili:  Pas një pauze të gjatë kinemaja e qytetit rikthehet në fillim të vitit 2016 saktësisht në muajin mars të këtij viti ,atëherë kur unë nuk isha i ngarkuar me këtë detyrë menaxhuese .Por sipas informacioneve Brenda për brenda ndërmarrjes nga persona kompetent kinemaja po funksionon duke i ofruar qytetarëve filma nga zhanre të ndryshme kinematografike ,si dhe në bazë të kërkesave të vizitorëve mundemi të shfaqim edhe filma nga teknologjia 3D .Deri më tash që nga futja në funksion të teknologjisë për shfaqjen e filmave kinemanë e kanë vizituar 474 vizitor . Planifikojmë që në të ardhmen të krijojmë hapësira bashkëpunimi edhe me shkollat fillore dhe të mesme me qëllim të ngritjes së vetëdijes kolektive nëpërmjet kinematografisë dhe teatrit. 

A ka kërkesa nga grupe të ndryshme të të rinjve apo tjerëve të interesuar për të shfrytëzuar hapësirat për aktivitet të ndryshme shoqërore?

Ismaili: Përveç aktiviteteve të saja të cilat janë të planifikuara dhe të parashikuara me program ,të njëjtat do të realizohen për çdo vit ,derisa në këtë objekt janë realizuar edhe programet e shumë organizatave joqeveritare ,grupeve të qytetarëve ,shoqatave si dhe shumë të tjerë të cilët kanë pas nevojë që ta shfrytëzojnë hapësirën tonë . Aktivitetet kulturore të cilat organizohen në komunën e Bujanocit kryesisht realizohen nëpërmjet Institucionit tonë. Një numër i madh i subjekteve partiake të cilat e shtrijnë aktivitetin e tyre brenda territorit të  komunës së Bujanocit tubimet e tyre i zhvillojnë në objektet tona ,si dhe aktivitete tjera që burojnë nga individë të ndryshëm .Njëkohësisht ,hapësirat e Shtëpisë së Kulturës I shfrytëzojnë edhe shoqëritë kulturore artistike për prova dhe paraqitje para publikut./Titulli.com/

 

 

Preshevë: Koalicioni "NDRYSHIMI" dhe "SHPËTIMI" në 100 ditët e para të qeverisjes lokale
Nexhat Agushi, përkthyes i vetëm gjyqësorë anglisht-shqip-serbisht për Preshevë dhe Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration