Ish-zëvendëskryeministri në Serbi: Vuçiqi e ka në mendje ndarjen e Kosovës
Lokale

Ish-zëvendëskryeministri në Serbi: Vuçiqi e ka në mendje ndarjen e Kosovës

10.Aug.2022 08:21
0

sh-zëvendëskryeministri i Serbisë, Zharko Koraq, ka folur për qasjen që e ka Beogradi zyrtar e sidomos presidenti i tanishëm, Aleksandar Vuçiq, karshi Kosovës.

“Përnjëmend unë se kam pa këtë rast, por është e sigurt që ai plani i vjetër që ekziston nga shkrimtari Dobrica Çosiq e edhe më parë për ndarjen e Kosovës është në kokat e disa njerëzve. S’ kam dëgjuar Aleksandar Vuçiqin publikisht të flet për këtë, por jam i sigurt që ai këtë e ka në kokë. Tema për të cilën ai ka folur është vetëm për Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Koraq  kur u pyet se si i komenton deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Moska po komandon Beogradin.

Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” Kurti, e sqaroi në këtë mënyrë lidhjen e fortë ruso-serbe e enkas atë mes Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin.

“Në 25 nëntorin e kaluar Presidenti Vuçiq ishte në Sochi, ishte takimi i nëntëmbëdhjetë me Putinin në dhjetë vite, mesatarisht takohen nga dy herë në vit. Nuk është normale për drejtues shtetesh. Në ata rast Vuçiqi pati thënë se: folëm për standardet e dyfishta dhe për hipokrizitë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Putin është i vetëdijshëm. Unë ia tregova në hartë veriun e Kosovës”, shtoi kryeministri Kurti.

Nga ana e tij, Koraq, shton se pa marrëveshje gjithë përfshirëse në raportet Prishtinë-Beograd, krizat do përsëriten.

E konsideron si të rrezikshme moszbatimin e ujdive të arritura ku Beogradi s’mund të jetë i befasuar për vendimin e Prishtinës për zbatimin e tyre. Koraq, portretizon Vuçiqin në krejt këtë situatë.

“Në Evropë absolutisht ai nuk mundet të krahasohet me askënd. Vuçiq është pandërprerë në media dhe merret me propagandë politike. Ai paraqitet si i vetmi që do ta mbroj popullin serb. Kosova, gjithnjë në 30 vjetët e fundit ka shërbyer për ngritje politike. Slobodan Millosheviq e nisi dhe e krijoi yllin e tij politik të tij me atë frazën e thënë në Fushë Kosovë: ‘Askush s’guxon t’ju rrahë’”, përfundoi ish-njeriu i dytë i qeverisë serbe në kohën e kryeministrit Zoran Gjingjiq. /klankosova/

Trump: Agjentët e FBI-së më bastisën shtëpinë në Florida
Rama: Porti i Durrësit do të ndryshojë përgjithmonë Shqipërinë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration