Ish-kryetari Mustafa: Lugina e Preshevës kërkon bashkim me Kosovën
Lokale

Ish-kryetari Mustafa: Lugina e Preshevës kërkon bashkim me Kosovën

26.Jul.2018 14:21
0
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, njëherësh ish-kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ky është një takim i radhës me institucionin e presidentit të Kosovës për të shpjeguar nevojën dhe domosdoshmërinë për zgjidhjen e çështjes së problemit të Luginës së Preshevës.

“Duam të konfirmojmë se shqiptarët e luginës së Preshevës kanë një kapital politik të cilin tani duhet të jetësohet dhe tani në vigjilje të përmbylljes së bisedimeve Prishtinë-Beograd, pse të mos zgjidhet edhe problemi i Luginës së Preshevës”. 

“Dhe në këtë fushë ne jemi të zotuar që të respektojmë vullnetin politikë të shqiptarëve në Luginë, në referendumin e të shprehur në referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 ku shumë qartë janë shprehur se janë për një autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën”.

“Tani është momenti i zgjidhjes së problemeve të grumbulluara, dhe madje ndoshta do të ishte një moment historik i zgjidhjes së problemeve në mënyrë paqësore”, ka thënë ndër tjerash Mustafa.

Ndërsa presidenti Thaçi, pas takimit me liderët politikë dhe bartësit e institucioneve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe bashkëpunëtorët e tyre ka thënë se si president dhe të gjitha institucionet në Kosovë e kanë obligim që jo vetëm të dëgjojnë për problemet por gjithashtu të ndërmarrim veprime konkrete për adresimin e këtyre problemeve në mënyrë demokratike dhe paqësore dhe në përputhje me standardet evropiane.

“Kosova duhet të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë edhe për shqiptarët e Luginës. Kosova respekton tërësinë territoriale të fqinjëve, në këtë rast edhe të Serbisë, por nuk mund t’i mbyllim sytë para padrejtësive që Serbia mund tu bëjë atyre”, ka thënë ndër tjerash Thaçi. /Telegrafi/

Arifi: I treguam Thaçit brengat tona dhe kërkuam zgjidhje afatgjate
Thaçi takim me përfaqësuesit e Luginës: Ndarje të Kosovës nuk do të ketë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration