Investimet e Shqiprim Arifit, po mbeten pretime të thata
Lokale

Investimet e Shqiprim Arifit, po mbeten pretime të thata

15.Feb.2017 22:45
0
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ështëduke treguar sukses të lartë për nënshkrimin e partneritetit me investitorë potencial dhe premtimeve për hapjen e vende të reja të punës në komunën më të varfur që ai qeveris.

Arifi  në muajin shtator të vitit 2016 gjatë një debati televiz në RTV “Presheva” me gazetarë dhe drejtues të portalit pati deklauar se deri në fund të vitit do të vijnë dy investitorë të huaj gjë që në realitet nuk ka ndodhur, shkruan Titulli.com.

Ai premtin tjetër e dha pas nënshkrimit të partneritetit mes komunës së Preshevës dhe kompanisë “Solid” nga Suhareka e Kosovës për hapjen e fabrikës së këpucëve në Preshevë, por siç duket edhe kjo i shkoj huq Arifit.

Ndërsa rasti i fundit që mbetet për tu dëshmuar është nënshkrimi i bashkëpunimit me kompaninë “MasrFruit International” nga Holanda që sipas tyre bujqit lokal do të kenë të siguruar shitjen e produkteve, grumbullimin dhe eksportimin në vendet perëndimore.

Duke u bazuar në disa premtimet e përmendura të Shqppërim Arifit mundë të thuhet se me nënshkrimet e memorandumeve bashkëpunimi me ivestitorë potencial,  Arifi po manipulon me qytetarët që po presin me shpresë për një vendë pune

Shqiprim Arifi që nga muaji Maj i vitit 2016 udhëheq me komunën e Preshevës, mirëpo edhe pse nuk i ka ec mirë me investime ai ka marrë disa iniciativa pozitive në interes të qytetarëve të komunës./Titulli.com/

 

Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë fiton donacion prej 10 mijë euro nga Gjermania
Presidenti i Serbisë ndanë mirënjohje Myftiut Nexhmedin ef. Saqipit nga Bujanoci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration