Ilir Meta zgjedh nxënësen nga Medvegja për të uruar 28 Nëntorin (video)
Lokale

Ilir Meta zgjedh nxënësen nga Medvegja për të uruar 28 Nëntorin (video)

28.Nov.2017 09:38
0
Ai ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një video të një vajze të vogël nga Medvegja që reciton një poezi për 28 Nëntorin.

"Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët! Për të uruar Festën Kombëtare, zgjodha poezinë e recituar me shumë shpirt dhe emocion, të kësaj nxënëseje të mrekullueshme shqiptare në Tupallaj të Medvegjës", shkruan Meta.

Presidenti Meta kreu një vizitë në Medvegjë dy ditë më parë; ai u prit nga shumë shqiptarë të Medvegjës ku ndër të tjera pati takime me nënkryetaren e komunës së Medvegjës dhe  znj.Leme Xhema.

Meta vizitoi edhe shkollën e vetme shqipe në këtë komunë, Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë, nga dyert e së cilës ka dalë akademiku ynë i njohur (100 vjeçar) Idriz Ajeti, veprimtari ynë i shquar në SHBA Xhim Xhema etj. /b.l/noa.al/ 

Komuna e Bujanocit dhe Preshevës vendosin heshturazi flamurin kombëtar
Solemnisht vendoset flamuri në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration