I jepet lamtumira e fundit, Abelard Kamberit (21) nga Tërnoci
Familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Abelard Kamberi në varrezat e fshatit dhe iu dha lamtumira e fundit.I riu nga Tërnoci, Abelard Kamberi, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Klinikën Universitare të Beogradi
21 vjeçari nga Tërnoci, Abelard Kamberi, vite më parë është diagnostifikuar me sëmundjen e leokimisë, dhe për disa vjet rresht është mjekuar në qendrat spitalore të Nishit dhe Beogradit.
Në mëngjesin e sotëm, ai u nda nga jeta, pasi që nuk mundi t’i bëjë ballë sëmundjes së rëndë.
Abelardi, ishte student i Fakulteti Ekonomik në Bujanoc. I ndjeri, ishte familjari i afërt i kryetarit të komunës, Shaip Kamberi.
Varrimi i tij pritet të bëhet gjatë ditës së mërkurë.