Hyda akuzon kryetarin e komunës së Bujanocit për zvogëlimin e punëtorëve
Shefi i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në kuvendin komunal të Bujanocit, Hajredin Hyda ka akuzuar kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi për zvogëlimin e numrit të punëtorëve në administratës dhe ndërmarrjet publike.Ai për jug press është shprehur se në seancën e fundit të kuvendit komunal është aprovuar vendimi për zvogëlimin e punëtorëve për 40 veta dhe se këtë vendim e kanë kundërshtuar më shumë këshilltarët e partisë së tij, transmeton Titulli.com
“Ne kemi paralajmëruar në vitin 2002 se qeverisja aktuale me kabinetin e kryetarit sa qeveria e Serbisë nuk ka punuar asgjë me qeverinë republikane për tu ruajtur vendet e punës në 507 vende”, ka deklaruar Hyda.
Sipas tij zgjidhja më e mirë mundë të zgjidhet në mënyrën më të mirë nëse ekziston më shumë njohuri./Titulli.com/