Fëmijët refugjatë nuk ndjekin mësimin e plotë në Preshevë
Në shkollat fillore në Vrajë, Preshevë, Bujanoc dhe Bosilegrad vijojnë mësimet 77 fëmijë refugjatë nga Lindja e Mesme të cilët me të familjet e tyre gjenden në qendrat e pranimit të refugjatëve në këto katër qytete.Sashko Nikoliq, mentor në Ministrinë e Arsimit për fëmijët refugjatë në Rrethin e Pçinjës I ka thnë agjencisë beta se fëmijët në gjitha qytetet përveç Preshevës kanë filluar të ndjekin mësimin e plotë deri në Preshevë mësojnë vetëm 2-3 orë në dite, transmeton Titulli.com.
Në shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në Preshevë vijojnë 36 fëmijë nga qendra e pranimit, ndërsa në shkollën fillore “Branko Radiqeviq” në Bujanoc vijojnë mësimet 16 fëmijë dhe 13 të tjerë presin kontrollin mjekësor në mënyrë që t’i bashkëngjiten grupit tjetër.
Numri I fëmijëve që ndjekin mësimet në shkollat e Rrethit të Pçinjës është më i vogël për 13 veta në krahasim me muajin e kaluar kur ishin 90 nxënës gjithsejtë./Titulli.com/