Heshtja e të Papërndjekurve!?
Vështrime

Heshtja e të Papërndjekurve!?

07.Mar.2014 20:05
0
Këto ditë, në mënyrë modeste u tentua të shenohet përvjetori i XXII-të i Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992. Këtë akt sublim të popullit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, sot kur situata e tërsishëme është më e keqe se në kohën kur ishte mbajtur Referendumi që së paku ishim në numër më shumë në qendra votimi, duhet ende mbajtur gjallë. Se tani shumëkush përpiqet të shkoqisë apo përvehtësoj nga diqka prej asaj çfarë ka mbetur, për të dhënë llogari të vehten, me një qëllim të vetëm , se  “unë” apo  ”ai” ishte i merituari, edhe pse i pa dinjitetshëm - e kjo duhet të bëhet e ditur për opinionin e gjërë. ylber aliuShkruan: Ylber Aliu;   E ndjeva veten të befasuar kur pashë se në pjesën filmike nga Materiali i huazuar i pamontuar (në TV Preshevë) që ishte cenzuruar nga autori, duke lejuar skena të tërhjekjes së karrocës nga kali dhe eliminuar sekuenca të prezences së një numri të konsiderueshëm të gazetarëve serbë të cilët raportonin nga vendi i ngjarjes, nga redaksitë më prestigjioze të kohës të mediave të shkruara dhe debatet e nxehta me ata në qendrën e votimit në fshatin Rahovicë. Është ky skenar i qëllimshëm apo lëshim i stimuluar, nuk e kam idenë tani të jap vlerësimin për këto veprime të medias tonë lokale! Kjo që tani po dua të shkruaj ka të bëjë me strategjinë mjeshtërore të përvetësuesve të këtij akti, që ky Referendum dhe organet, Këshillat dhe Komisionet që ishin ngritur me këtë rast për ta sendërtuar kauzën e Referendumit, u bënë tërsisht inkompatibile nga se ajo çfarë u arrit me rastin e këtij vullneti popullor shumë shpejt do filloj të shëmbet mu si Ura e Rozafës dhe atë përmbrenda.  E gjithë kjo, me një qëllim të vetëm, që Shqiptarët për herë të dytë në Jugosllavin e ç’thurrur të ngelin edhe më tej të lidhur në Serbin e mbetur, e cila pretendonte të bëhej trashigimtare legjitime e Jugosllavis së shkatërruar. Ata ashtu edhe do të ngelen edhe sot e kësaj dite, jo me fajin e tyre, nga se ishin dhënë premtimet publike, se “mendimi ynë është që shqiptarët të drejtat e tyre do ti realizojnë në kuadër të shtetit serb”!!! Shiko POLITIKA datë 13.01.2001 Këtyre deklarimeve publike të  mediumeve të shkruara iu bashkangjitë edhe deklarata trimëruese për interesin në dobi të serbëve lidhur me zbatimin e Referendumit me datë 15 gusht të vitit 2002. Këtu shqipëtarët e kësaj ane nuk  e kishin bërë këtë akt për ta frikësuar askend por me këtë ata  e kishin shprehur vullnetin e tyre politik dhe dëshironin të vendosnin për të ardhmen e tyre ashtu si vendosën në atë kohë Boshnjakët e Bosnës, Maqedonasit dhe Shqiptarët e  Maqedonisë. Instituti për Marrëdhënie Etnike në Serbi e kishte radhitur këtë Referendum si i treti i rradhës në Jugosllavinë e çthurrur. Askush nuk pretendonte të bëhen cudira, por edhe nuk imagjinonte se do bëheshin këso katrahura në vitet në vijim të këtij niveli të statusit politik të tyre, ashtu sikur që e kemi sot. Ai jo vetëmse që është i mjerueshëm, ai është edhe skajshmerisht i reduktuar në të gjitha nivelet e organizimit politik e shoqëror . U bë anatemimi i kuadrove të shumtë mu ashtu sic ishte anatemuar Kuvendi për Autonomi, më vonë Asambleja e shqiptarëve të Luginës dhe tani së fundmi Kuvendi i Tre Kuvendeve, e tëra kjo me qëllim të ngulfatjes së jetës dhe eliminimit të mendimit ndryshe. U instaluan mekanizma të mendimit të pa alternativë. Më datë 19 shkurt 1992 Komisioni për zbatimin e Referendumit i  Kvendit për Autonomi shpalli Vendimin për caktimin e vendvotimeve në Komunën e Preshevës me gjithsej  20.677 votues dhe 32 qendra votimi. Këto materiale të tëra ishin vulosur me vulën e Kuvendit për autonomi teritoriale dhe me asnjë shenjë apo logo tjetër. Lojrat për ti vurë Kuvendit mbiemër sipas dëshirës nga se nuk ishte nxjerrur një Rregullore pune, nga ,,plejmen,, të ndryshëm filluan që në Dhjetor të vitit 1992 me deklarimet publike se nuk ishte Kuvend për Autonomi, por ishte “Kuvend për shpalljen e Referendumit” (Shiko Gazeta Informative, kulturore ,,Veprimi ,,nr.  dhjetor 1992) Këtë kualifikim pata rastin ta lexoja  edhe tani së fundmi nga një pjesëmarrës i gjarjeve të atëherëshme e që doli me një shkrim për këtë datë me rëndësi historike. Po sikur të ishte edhe vetëmse për shpallje, ai do duhej të mblidhej edhe së paku një herë, për përmbylljen e tij për ti aprovuar rrezultatet e arritura, por kjo nuk u bë kurrë! Meqë Kuvendi nuk arriti të nxjerrrë edhe një Rregullore për punën e tij, atëhere erdhën në shprehje ambicjet e njerëzve të cakrtuar për ta përbaltur atë, për t’ia ndryshuar rëndësinë, për ta bërë të pa qenë dhe thjesht për ta shëndrruar në një institucion formalo-juridik Ad hoc me qëllim që kauza e Referendumit(lexo – Autonomia) të mbetet një dëshirë e shprehur nga populli por asnjëherë e realizuar nga “prijësit” e tij. Meqë Kuvendi dhe vula e Kuvendit kishin rënë në ,,duart të sigurta,, edhe sot gjenden në këto duar “po aq të sigurta” , ato kurrë nuk do lirohen nga kjo  ,,burgosje,,  dhe do mbeten edhe më tej armë ,,qorre” për të luftuar mullinjtë e erës!!! Më vonë loja e njëjtë do zhvillohet edhe me Asamblenë e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës e cila për shkaqe të panjohuara  u suprimua tërësisht dhe tani së fundi i njëjti  fat do ta ndjek edhe Kuvendin e tre Kuvendeve të Luginës i cili që nga themelimi do të mbetet i pa konstituuar, pa Kryetar, pa Rregullore pune dhe pa të drejta dhe pa detyrime thjesht pa strukturë e kompetenca të duhura. Andaj tani është momenti i fundit që loja të cilën po e bëjnë ,,plejmenët,, e Luginës duhet të marrë vendin e merituar në jetën politike të shqiptarëve të Luginës duke i sistemuar  ,,ata,,  në valixhet për udhëtim andej edhe ka janë të drejtuar, si persona tërësisht të devalvuar dhe pse edhe jo të dëmshëm për kauzën, idealin dhe shpresën e shqiptarëve të kësaj ane! Kjo aq më parë, kur shqiptarët e kësaj ane kryejn Misione Kombëtare duke e bërë një plebishit dhe duke e bërë një Luftë, ndoshta njerën nga më të drejtat për të dejtën e tyre për të vivaliduar me bashkëkombasit e vetë të një gjuhe, gjaku, kombi dhe një flamuri. Nga autoritetet shtetërore nuk pati përndjekje , por pati nga mbrenda shembje dhe devalmime që për pasojë sollën atë që thjesht kjo vlerë e madhe kombëtare të bëhet e pa vlerë,  tamam ashtu sic po tentohet të bëhet edhe Lufta e UÇPMB-së duke i përvetësuar efektet e saja në mënyrë institucionale apo edhe jashtë saj.  
Intelektualët e Luginës: Racizmi i Qosjes
Lugina e Preshevës rast humanitar apo kombëtar...?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration