Haziri: Pres antarësimin edhe vendeve nga Kosova Lindore e Maqedonia në ALDA Bruksel
Lokale

Haziri: Pres antarësimin edhe vendeve nga Kosova Lindore e Maqedonia në ALDA Bruksel

04.Feb.2018 20:02
0
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në cilësinë e anëtarit të bordit të Agjensionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA), po merr pjesë në takimin e radhës në Bruksel.

Temë kyçe e diskutimit të sotëm është bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale në nivel rajoni.

“Perspektiva europiane e Kosovës, por edhe e rajonit tonë është e pa-alternativë. Në kuadër të këtij angazhimi, besoj së shume shpejt ALDA, sipas kërkesës dhe përkrahjes sime, do të mirëpres në gjirin e saj edhe disa komuna nga Kosova, por dhe nga rajoni, si Kosova Lindore e Maqedonia, si anetarë të kësaj organizate të rëndësishme të Europës”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari i Gjilanit, gjatë diskutimit të në këtë takim në Bruksel. 

Kryetari Haziri ka njoftuar se Gjilani shumë shpejt do ta ketë nderin e veçante që të jetë nikoqir i takimit të radhës të Agjensionit Evropian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA). 

Bullatoviq: Serbët pjesë e qeverisjes në Preshevë, bisedat kanë filluar
Librat shqip për nxënësit e Luginës pa marrëveshje zyrtare Rama-Vuçiq (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration