Haziri merr konfirmimin për marrjen e shtetësisë për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
Lokale

Haziri merr konfirmimin për marrjen e shtetësisë për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

01.Aug.2018 21:23
0
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim pune ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili shoqërohej nga ud. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha dhe përfaqësues të ICITAP, me të cilët kanë diskutuar veçanërisht me aspektin e lehtësimit të marrjes së shtetësive për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes.

“Zgjidhja e këtij problemi për qytetarët e Kosovës Lindore është njëra nga kërkesat tona të vazhdueshme dhe lajmi i mirë është se ministri Gashi në rrugë ligjore ka filluar të angazhohet. Diskutuam edhe për çështjen e zjarrfikësve që ne ofrojmë si Komunë, sikurse që e njoftova ministrin për Mekanizmit Referues dhe KKSB, si dy mekanizma ndërsektorial jashtëzakonisht të suksesshëm që i kemi”, ka thënë kryetari Haziri, gjatë adresimit para gazetarëve. 

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka falënderuar kryetarin Haziri për mikpritjen dhe bashkëbisedimin lidhur me raportin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

“E informova kryetarin për gatishmërinë e mbështetjes në çështjet që lidhen me MPB, qoftë rregullimin e statusit të atyre që qëndrojnë pa dokumente në Kosovë, dhe në të njejtën kohë për problemet që lidhen ne fushën e sigurisë në komunikacion dhe sigurisë në bashkësi. Gjilani është komunë model që për disa fusha ka dhënë sukses të jashtëzakonshëm, siç bie fjala për Mekanizmin Referues në aspektin e deradikalizmit. Të gjitha sfidat dhe problemet që i ka Komuna në aspektin e sigurisë, ne do të mundohemi t’i japim zgjidhje”, ka deklaruar ministri Gashi.

Në fund, Haziri e Gashi kanë ngushëlluar familjen Arifi pas vrasjes së një të riu në Bresalc, duke apeluar që të mos përdorin armët personat e pa autorizuar./2lonline/

Mustafa: Jo shkëmbim territoresh, por vetëm bashkim të Luginës me Kosovën
Digjet makina e kompanisë shqiptare në Vrajë, politika lokale akuzon qeverinë në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration