Hasani: Treni të niset me marrëveshje ndërshtetërore dhe pa ikona
Lokale

Hasani: Treni të niset me marrëveshje ndërshtetërore dhe pa ikona

26.Jan.2017 07:25
0
Deputeti popullor i Parlamentit të Serbisë, Fatmir Hasani, ka theksuar se shpreson që çështja e Luginës së Preshevës do të futet si pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Hasani në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se treni i nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, ka qenë provokim i palës serbe, për arsye se, sipas tij, nuk ka ardhur si pasojë e një marrëveshje ndërshtetërore.

“Kemi dhënë deklarata për mediat në Beograd, ku kemi vlerësuar së ky tren është dashur të niset me marrëveshje ndërshtetërore, pa ikona dhe pa transparente…”, ka theksuar Hasani.

Ai më tutje ka thënë se ai si deputet është më i padëshiruari në Parlamentin e Serbisë, i cili përbëhet nga gjithsej 250 deputetë.

Hasani ka thënë se ai si deputet do ta ngriste çështjen e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, vetëm në rast se sipas tij, kjo ide i propozohet nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Këshilli Komunal i Bujanocit do të caktojë komisionet
Mitroviq: Serbët në jug të Serbisë të frikësuar pas spekulimeve për shkëmbim territoresh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration