Haradinaj: Njohja nga Serbia mund të ndodhë këtë vit, mospajtimet ishin për idenë e shkëmbimit të territoreve Berlin: Foto nga takimi i liderëve institucional nga Ballkani
Lokale

Haradinaj: Njohja nga Serbia mund të ndodhë këtë vit, mospajtimet ishin për idenë e shkëmbimit të territoreve

24.May.2022 08:23
0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, janë përmirësuar dukshëm dhe se me të nuk pajtohet plotësisht vetëm në iniciativën e Ballkanit të Hapur.

Haradinaj dhe Rama kanë pasur përplasje në kohën sa ishin të dy kryeministra dhe madje ky i fundit edhe e kishte paditur për një deklaratë. Por së fundi ata ishin bërë bashkë në Tiranë teksa padia ka kohë që është tërhequr.

 

Haradinaj thotë se mospajtime kishte vetëm për idenë e shkëmbimit të territoreve. 

“Kishim mospajtimet tona. Por kemi raporte të mira. Mospajtimet ishin për idenë e shkëmbimit të territoreve. Tani ajo nuk ekziston më. Aktualisht nuk kemi. Një shpërputhje e kemi për idenë e Ballkanit të Hapur. Shikoni nuk është ide e keqe. Por ne mund te futemi aty vetëm pas normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Pra normalizimi ndodhë vetëm pas njohjes. Është mundësi reale të ndodhë këtë vit dhe nuk është çudi të bashkohet Kosova me Ballkanin e Hapur këtë vit. ”, tha ai në emisionin Pressing në T7. 

PVD: Vazhdojmë betejën për përfaqësim dinjitoz parlamentar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration