Lokale
Hapet një pjesë e autostradës Bujanoc-Maqedoni, pritet vendosja e pagesës
Kanë përfunduar punimet në pjesën e Korridorit 10 me një gjatësi prej 21.5 kilometra, nga fshati Levosojë i komunës së Bujanocit e deri në kufi me Maqedoninë, ka thënë sot drejtori i “Korridorit të Serbisë”, Dmitar Đurović.
“Hapi jonë i ardhshëm është përfundimit i punimeve dhe në ngritjen e pikave të pagesës së autostradës, të cilat presim që të përfundojnë për disa muaj të ardhshëm”, i ka thënë Đurović gazetarëve gjatë vizitës në pjesën e përfunduar të autostradës në Korridorin 10 duke thënë se brenda disa muajve shteti do të fillojë të mbledhë të ardhurat nga pagesa e në këtë pjesë të autostradës, transmeton agjencia Beta.
Ai me këtë rast ka thënë se punimet janë në fazën përfundimtare edhe në pjesën Neradovac i ulët – Srpska Kuq me një gjatësi prej tetë kilometrave në komunë të Vranjës, ku përfundimi i punimeve në këtë pjesë dhe lëshimi në shfrytëzim i saj pritet të deri në fund të muajit shtator.
“Edhe sot, megjithëse është e shtunë, në terren kemi 620 punëtor të angazhuar, 118 makineri dhe 88 kamionë”, ka thënë Đurović./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!