Halimi: Vazhdimi i bisedimeve po kushtëzohet me regjistrim të popullsisë në Luginë
Lokale

Halimi: Vazhdimi i bisedimeve po kushtëzohet me regjistrim të popullsisë në Luginë

11.Mar.2015 15:52
0
Zëvendës kryetarja e qeverisë së Serbisë, znj. Kori Uduviçki, pas vizitës në Bujanoc dhe takimit me liderët institucional dhe deputetët Shqiptarë, ka deklaruar që "žnë këto mjedise multietnike ekziston gatishmëria për vazhdimin e bisedave të ndërprera rreth shtatë pikave të definuara më 2013".

“Duke qenë i njoftuar me deklaratat e mëhershme të zyrtarëve serb, edhe kjo deklaratë e fundit e zëvendës kryetares së qeverisë është i qartë qëllimi që dëshirohet të plasohet, para së gjithash drejt bashkësisë ndërkombëtare, që përfaqësuesit legjitim të Shqiptarëve më 2013 kanë ndërprerë bisedat me qeverinë dhe se gjoja tash ata po tregojnë interesim për vazhdimin e tyre” kushte niset sqarimi dhe më pas pyetja e deputetit të PVD-së Riza Halimi bërë më dhjetë mars në Parlamentin e Serbisë..

Ai me këtë rast ka theksuar se me gjasë, zëvendës kryetarja e qeverisë, nuk është sa duhet e informuar, meqë nuk ka qenë anëtare e qeverisë paraprake, dhe se nuk e di që kryeministri i atëhershëm, në takimin me liderët Shqiptarë kishte premtuar takime të vazhdueshme për çdo tre muaj, për të diskutuar ecurinë e zgjidhjes së çështjeve problematike dhe jetësore për Shqiptarët, çështje këto të theksuara në planin shtatë pikësh, të cilin qeveria e kishte aprovuar në njërën nga seancat e saj më 2013.

“Në muajt e parë të vitit 2013, në takimin me ministren e shëndetësisë është biseduar për avancimin e shëndetësisë në këtë rajon, por edhe për shumë çështje sociale, nga të cilat asnjëra deri më sot nuk është zgjidhur. As sot e kësaj dite nuk funksionon materniteti edhe pse zyrtarisht ka qenë i promovuar një vit më herët”, transmeton Titulli.com deklaratën e deputetit nga Presheva.

Sipas Halimit bisedime të pasuksesshme janë mbajtur edhe me sekretarin e atëhershëm në ministrinë e drejtësisë, me qëllim të shmangies së eliminimit të institucioneve gjyqësore në këtë rajon.

“Kur gjithë kësaj i shtohet edhe fakti që as kryeministri i atëhershëm e as ky i tashmi nuk kanë ftuar Shqiptarët për biseda, konkluzioni është mëse i qartë se është qeveria në Beograd ajo që ka ndërprerë bisedat meqë nuk ka qenë e interesuar për t'i zgjidhur problemet jetike të Shqiptarëve. Prandaj shtroj pyetjen për çfarë arsye dhe me çfarë argumente zyrtarët shtetërorë akuzojnë Shqiptarët se kanë ndërprerë bisedimet?”

Halimi matej theksoi se qeveria nuk ka gatishmëri t’i zgjidhë problemet e Shqiptarëve shihet edhe nga deklarata e zëvendës kryeministres pas takimit me shefin e Misionit të OSBE-së, sipas së cilës për „zgjidhjen e problemeve nga plani shtatë pikësh duhet paraprakisht, të vërtetohet numri i Shqiptarëve që jetojnë në këto komuna“.

Në dritën e kushteve që zgjidhja e problemeve ekzistenciale të Shqiptarëve sipas qeverisë serbe duhet kushtëzuar me verifikimin e numrit të tyre, Halimi shtroi këtë pyetje:

Pse është dashtë që qeveria të presë dy vite nga aprovimi i planit shtatë pikësh për të zgjidhur problemet jetike të Shqiptarëve dhe sa është relevant verifikimi i numrit të saktë të Shqiptarëve të këtij rajoni për t’i zgjidhur problemet ekzistenciale, siç është ai i problemit të njohjes së diplomave nga Kosova?

/Titulli.com/

Arifi detyrohet të shfuqizojë Komisionin për media
Mirkoviq në Bujanoc: Aty ku promovohet dhe ruhet interesi publik shteti nuk do të ndërhyjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration