Granit Kamberi zgjidhet zëvendëskryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Serbisë
Në Kuvendin e Bashkëisë Islame të Serbië është emëruar për herë të parë një shqiptar nga Lugina e Preshevës.Granit Kamberi nga Presheva është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Bashkëisë Islame të Serbisë.Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Bashkësisë Islame të Serbisë, myftiu i ri i Serbisë u emërua Abdulah Numan.
Me këtë rast është zgjedhur edhe kryetar i kuvendit e Bashkësisë Islame të Serbisë Muhamed Jusufspahiç, ndërsa për nënkryetar Mustafa Makiç dhe Granit Kamberi.
Granit Kamberi, nënkryetar i Kuvendit të Bashkëisë Islame të Serbisë është shprehur se për t është më shumë një përgjegjësi se sa një privilegj në zgjedhjen e organit më të lartë fetar në Serbi.
Kamberi tha se në një të ardhme shumë të afërt do të ketë shumë risi në Luginën e Preshevës me projekte gjigante në dobi të muslimanëve shqiptar në kto tri komuna.
Ndryshe Granit Kamberi është edhe kryetar i KBI-së në Preshevës pranë BIPBM-së./Titulli.com/