Google do ti paguajë publikuesit në disa vende Evropiane
Shkencë dhe teknologji

Google do ti paguajë publikuesit në disa vende Evropiane

04.Oct.2020 06:57
0

Produkti me të cilin publikuesit mund të zgjedhin dhe publikojnë artikujt e informacionet e tyre do të ofrohet në Google News për Android dhe Apple.

Google do të paguajë publikuesit në mbarë botën plot 1 miliardë dollarë për lajmet e tyre në tre vitet e ardhshme bëri të ditur CEO i kompanisë ditën e Enjte, një përpjekje e cila do të adresojë situatën e acaruar mes Google dhe autoriteteve rregullatorë në vende të ndryshme të botës.

Publikuesit e lajmeve prej kohësh kanë kundërshtuar gjigantin e motorit të kërkimit dhe kërkuar kompensim për përdorimin e përmbajtjeve të tyre kryesisht mediat Evropiane.

CEO Sundar Pichai tha se produkti i ri quajtur Google News Showcase do të debutojë në Gjermani dhe partnerët e parë janë Der Spiegel, Stern, Die Zeit dhe në Brazil me Folha d S. Paulo, Band and Infobae. 

Afro 200 publike nga Argjentina, Australia, Britania, Brazili, Kanadaja dhe Gjermana janë regjistruar për produktin.

Motori i kërkimi ka të ardhura vjetor prej 160 miliardë dollarë nga platformat online. Produkti me të cilin publikuesit mund të zgjedhin dhe publikojnë artikujt e informacionet e tyre do të ofrohet në Google News për Android dhe Apple. 

Në veçanti grupi mediatik Gjerman Siegel mirëpriti lajmin. Aktualisht Google po negocion marrëveshje me publikuesit Francezë ndërsa Australia ka kërcënuar motorin e kërkimit dhe rrjetin social Facebook me ndarje të të ardhurave të reklamimit me mediat lokale. /PCWorld Albanian

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration