Gjendje e jashtëzakonshme në 11 komuna në Jug të Serbisë
Në Jug të Serbisë situata është shumë e vështirë, tha Predrag Mariq, shef i sektorit për situata të jashtëzakonshme në Ministrinë e Brendshme të Serbisë.“Gjendje e emergjente është shpallur në 11 komuna të Serbisë Jugore, në Vladiçin Han dhe Tërgovisht, gjatë fundjavës kemi pranua kërkesa për ndihmë, me pas u është dërguar ndihmë. Gjithashtu janë evakuuar edhe 120 persona nga atje”, tha Mariq.
Sipas tij, janë dorëzuar edhe ndihma mjekësore, ushqim dhe ilaçe, siç thotë ai tani për tani gjendja në komunat jugore serbe është “shumë, shumë e vështirë”, transmeton Titulli.com.
Komuna në të cilën është shpallur gjendje emergjente janë: Tërgovish, Aleksinaq, Bllacë, Sjenicë, Medvegjë, Vlasotinçe, Vladiçin Han, Nova Varosh, Tutin dhe Vranjë.
Shef i Departamentit të situatave emergjente dhe menaxhimit të rrezikut në MPB, Zhivko Baboviq tha se rënia aktuale e bora do të krijoje probleme shtesë në komunat ku është futur gjendja emergjente.
Sipas tij, temperaturat e ulëta pritet të ketë edhe në dy-tre ditët e ardhshme, të cilat do të paraqesin një problem shtesë, pasi do të ketë krijimin e akullit shtesë mbi lumenjtë./Titulli.com/