Vështrime
”Gjeli i shtëpisë dhe i kojshisë”
Na ishte seq na ishte, njëherë në një kohë dimri dikur aty rreth pjesës së fundit të muajit janar para jo shumë motesh në një vend të banuar jo me shumë njerëz e me nam të madhë, sa që moti kohë burrat e dheut kishin luftuar e bërë çmos që ta bënin pjesë të trungut të pemës që i takonte.
Shkruan: Shkelzen Limani
Në secilin kotec ka një gjel që i del zot, po ashtu edhe ky vendi kishte një lloj gjeli. Kështu ditë pas dite gjeli i një koteci jo edhe të vogël mori guximin e doli nëpër kojshi, tu pa se pulat e kojshive nuk i mbronte as një zotkotec, ai u mendua dhe me vete mendoj se si të ja bëjë ti shporri disa pula të gjetura gjel pas gjeli, që shpesh here çojn kryet e më sulmojn edhe mua edhe pse nuk e kanë autoritetin tim.
Këto pulat e moçme sa të buta aq edhe të egra që kishin mbet për arsyeje të ndryshme jasht kotecit të gjelit të tyre, rastësisht u gjendën nën ombrellël e kotecit të Gjelit jo forte të dëshiruar po të inponuar.
Këto pulat e pavaruara nga gjeli kotecit që i takonin morën udhën e shkuan te gjeli që i perkasin gjenetikisht, por ai jo që si bëri muhabet por u dha porosi që vezët ti japin për gjelin tjetër, dhe të mos kukurasin shumë, se pulës që kukuriste i heqej koka, sepse kishte hallë me pulat e tij jo shumë të egra e që kërkonin vend më të nxehtë e me ujë të reskët e pastaj për ti lëshuar vezët, vezët po që se ka kush t’i bëjë mire e nëse jo shëndoshë.
Kur e pane këtë situate këto pulat e pavaruara që bënin pjesë nën ombrellën e kotecit të gjelit jo të dëshiruar, e që bea me i thënë pula se ato çdonjëra prej tyre ishite më shumë se tre gjela si këta që takonin, ato morën forcën dhe vendosën që me ato forca që kishin të jetonin në një skaj të kotecit, por jo pa bërë zë (kokuris).
Kokorisje pas kokorisje pulat u çuan dhe morën çka mund të kapnin e të mbroheshin nga sulmet sistematike nga gjeli i krisuar që donte t’i shihte të ngordhura. Pulat u forcuan edhe më shumë edhe u bënë bashkë për tu mbrojtur nga sulmet e gjelit dhe zogjt e tij dhe shfrytëzuan rastin që qoshin e tyre të kotecit ta bashkangjitin me gjelin që i përkasin gjenetikisht e natyralisht.
Edhe pse lufta jo e barabartë, gjeli që u takonte pulave gjenetikisht nuk dha aq shumë sa pritej, kështu që gjeli sulmues bëri e çbëri dhe me shumë manevra e propaganda e ndërpreu sulmin duke shfrytëzuar sa më shumë kohën për ti shkatërruar këto pulat jetime e të pambrojtura. Lufta përfundoi e pak nga zogjët e trashëguan qëllimin e pulave që mbrojtën vendn e tyre.
Edhe pse këto pula dukeshin si luanesha e kishin fuqin e elefantit ato u bindën që të ndalen e me një fare mënyre të pajtoheshin me fatin që u kishin kurdisur, jo fati, por planet e gjelave kundërshtarë.
Pas një armëpushimi jo edhe shumë të gjatë këta elefantët vendosën që t’i kujtojn në formë fizike e statike gjithë ata luanë që ranë për mbrojtjene vendit të tyre e asaj që u takonte. Kështu që në qoshin e kotecit të tyre aty në mes në hapsirën më të madhe publike e zyrtare që posedonin vendosën një monument jo shumë të madhë por me shumë vlerë e rëndësi për gjithë ata luajt e vegjël që trashëgonin gjakun e atyre që u flijuan.
E vendosën këtë pllakë përkujtimore jo me shumë bujë e mund, ama puna na dul pastaj! Ky gjeli që sulmonte keto pulat autoktone nuk e pëlqeu këtë gjë dhe su ndje hiq mirë dhe kukurisi duke çuar haberë që të rrin urtë të bëjnë vezët e të hajnë atë që u servohet e ta heqin atë pllakë sepse ky gjeli nuk ndjehej mire.
Pulat filluan të kukurisnin e i çuan habere edhe gjelave që i konsideronin si vëllezër, por ata vetëm ia dhanë kukurisjes nga vendi i tyre sa për ti dëgjuar pulat e tyre për rreth. Pas kësaj disa zogj të vegjël posa të dale nga veza kukurisnin me të tyren duke e kërrcënuar gjelin aggressor e duke i thënë bile edhe se” po t a mbajti eja doku”.
Puna e tyre u pa sepse leje që nuk ju dëgjua as cicërima e zogut kur u deshtë, por ata ju bashkangjitën zogjëve të gjelit agressor, e disa të tjerë spatën çfarë të bënin e thanë se tek e fundit jeta vazhdon.
Kështu pastaj gjelat sërisht u kthyen nëpër kotecat e tyre dhe këto pulat e gjora mbetën ashtu siq ishin bile edhe më të poshtruara e diskriminuara sepse as zogjet e tyre e as gjelat që kishin lidhje gjenetike nuk u dolën zot.
Pas kësaj pulat jo me dashje por prej inponimit e rrugës thuajse të vetme u than 1% zogjeve të tyre që ta ndjekin rrugën e shpërnguljes. Kështu zog pas zogu të shkojnë të jetonin nëpër kotecat e gjelave të tjerë, kështu që të mos qëndronin në kotecin e tyre që sundonte një gjel agressor sepse ai nuk i linte as të cicëronin e leje më të kukurisnin.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!