Gazetarët në Bujanoc mbajnë 5 minuta heshtje-protestë ndaj pushtetit (video)
Gazetarë, përfaqësues të medias dhe të OSBE-së gjatë tryezës për shënimin e ditës botërore për lirinë e shtypit në Bujanoc iu bashkuan fushatës së Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur për heshtje 5 minutash si protestë ndaj gjendjes së vështirë të gazetarëve dhe medias në përgjithësi.Diskutimi u ndal në orën 11:55 për disa minuta dhe mbajtën heshtje për tu bërë pjesë e aksionit ndërkombëtar simbolik “ 5 minuta heshtje të zjarrtë”, shkruan Titulli.com.
Përmes këtij aksioni është dërguar vërejtje pushtetit dhe opinionit publik për kushtet katastrofale dhe pozitën e profesionit të gazetarisë, medias dhe punëtorëve në media në gjithë Serbinë.
Edhe gjatë tryezës së mbajtur me gazetarë në Bujanoc është vlerësuar se gjendja e medias dhe gazetarëve në këtë rajon është nën mëshirën e pushteteve lokale dhe institucioneve tjera përkatëse dhe se ushtrimi i këtij profesioni është në rrezik./Titulli.com/