
Futbollistja nga Bujanoci, Elda Nuredini pranon thirrjen nga Kombëtarja U19 e Shqipërisë
Elda Nuredini, futbolliste nga komuna e Bujanocit pranon thirrjen nga Kombëtarja U19 e Shqipërisë, thuhet në njoftimin e "FC 2 Korriku - Girls Academy" në Prishtinë ku ajo stërtvitet.
Sipas këtij njoftimi me një sezon brilant në vitin 2023/2024 me KF 2 Korriku – ku në 20 ndeshje ka realizuar plot 56 gola – dhe një paraqitje mbresëlënëse në huazim tek KFF Vizioni në Ligën e Parë për sezonin 2024/2025, me 35 gola në vetëm 12 ndeshje, thirrja në Kombëtaren Shqiptare U19 ishte vetëm çështje kohe.
Një sulmuese e lindur, me nuhatje perfekte për golin, Elda po e kurorëzon me meritë rrugëtimin e saj me fanellën kuqezi dhe është në rrugën e duhur për të ndritur në arenën ndërkombëtare. Eldës i urojmë shëndet dhe suksese në këtë aventurë të re, thuhet mes tjerash në njoftim