Forumi i biznesit Kosovë-Serbi, pjesëmarrëse edhe Lugina
Lokale

Forumi i biznesit Kosovë-Serbi, pjesëmarrëse edhe Lugina

07.May.2015 10:06
0
Në Graçanicë, të shtunën më 9 maj, do të mbahet Forumi i biznesit Kosovë-Serbi.

Me këtë rast, pjesëmarrës të kësaj ngjarje që organizohet nën patronatin e Odës Ekonomike të Evropës do të jenë afaristët kryesorë të këtyre dy vendeve.

Pjesa e Forumit është edhe Lugina e cila do të përfaqësohet nga Nexhat Behluli, i cili do të jetë i vetmi në cilësinë e të ftuarve nga ky rajon.

Pjesë e B2B2 takimeve në mes prodhuesve nga Serbia dhe Kosova do të jenë edhe prodhuesit nga komuna e Bujanocit : Agro-Adria, Termopan Glass, Profil ing dhe Megall, raporton Titulli.com.

Idea e organizimit të këtij Forumi është që përmes bisedave të drejtpërdrejta të definohen rrugët e përparimit dhe koordinimit drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe Serbisë.

Tashmë është e qartë se delegacionin e afaristëve  nga Serbia do ta  udhëheqë kryetari i Odës Ekonomike të këtij shteti,  Marko Çadezh,  dhe drejtori i Zyresë për Kosovë pranë Qeverisë, Marko Gjuriç.

Nga ana tjetër, delegacionit kosovar do t’i prijë  ministrja e ngarkuar për dialog nga Qeveria e Kosovës, Edita Tahiri dhe kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu.

Vendimi për organizimin e këtij Forumi ishte  marrë në takimin e fundit i cili është mbajtur në Romë të Italisë, në kuadër të normalizimit dhe zgjerimit të aktiviteteve konkrete në fushën e bashkëpunimit ekonomik  Kosovë-Serbi si dhe eliminimin e pengesave teknike dhe administrative në praktikë.

Oda Ekonomike e Serbisë dhe ajo e Kosovës kohën e fundit i kanë  shpeshtuar takimet zyrtare, ndërsa si produkt i këtyre aktiviteteve, përveç zvogëlimit të barrierave,  janë vërejtur disa  rezultate konkrete në teren  të cilat kanë ndikuar në rritjen e volumit të këmbimeve të mallrave në të dyja drejtimet. /Titulli.com/

RTB kërkon ndihmë nga Nikolliqi, Vuciqi, Gojkoviq...për mos privatizim
Garda e Ohajos në Bujanoc, gati për investim në objektet arsimore (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration