Fondi Humanitar në Zvicër priti delegacionin nga komuna e Bujanocit
Në selinë e Fondit Humanitar për Preshevë. Bujanoc. Medvegj në Zvicër për herë të parë u prit një delegacion i komunës Bujanoc me Shaip Kamberiin, kryetar i komunës dhe personel tjetër të administratës komunale.Kryetari i këtij fondi, Ahmet Bektashi falënderoi mysafirët për vizitën dhe i njoftoi me historikun 20 vjeçar të veprimtaris edhe për atë se çka synon mëtej kjo organizatë me qëllime humanitare për vendlindjen.
Shaip Kamberi falënderon anëtarët e fondit për pritjen dhe i uron punë të mbarë e vazhdimësi të veprimtarisë në të mirë të vendlindjesë.
Ai vlerësoi punën e bërë e sidomos projektin e ndërtimit të shtëpive dhe apelon që të bashkëpunojm më shumë e të orientohen në forcat që të egzistojm edhe mëtej.
Edhe Arsim Ramizi e Adnan Imeri, shtjelluan mundësit se si do të ishte e mundur të realizoheshin investime konkrete në vendlindje.
Delagcioni nga komuna e Bujanocit ishte i shoqëruar nga Agrom Rahimi i caktuar nga administrata komunale si përfaqësues i zyrës së diasporës dhe pjesë ishin Rahim Salihi, Enver Ramadani dhe Zhkëlzen Ademi./Titulli.com/