Fitore e Pirros
Humbje apo fitore do të dëshmojë koha përkatësisht implementimi i kësaj marrëveshje në teren, gjërat kanë lëvizur ashtu si kanë lëvizur dhe jemi ku jemi. Përballemi me një marrëvëshje të nënshkruar për herë të parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje pritet që shum shpejt të jap edhe frytet e sajë, fryte që kanë të bëjnë me njohje te reja dhe shumë të rëndësishme për Kosovën.
Shkruan: Naim Ramizi
Interpretimi i sajë është bërë në mënyra të ndryshme në Kosovë dhe Serbi secila prej palëve e paraqet veten fitimtare me këtë marrëveshje. Qëndrim tjetër kanë një pjesë e partive opozitare si në Kosovë ashtu edhe në Serbi ata këtë marreveshje e konsiderojnë të dëmshme, të dyja palët akuzojnë Kryeministrat përkatës për tradhëti ngase sipas tyre ata kanë shkelur interesat kombëtare. Se marrëveshjet nuk kanë qenë shumë të favorshme për asnjërin vend na dëshmojnë edhe fytyrat e dy kryeministrave gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, që ishin të ngrira dhe thuajse të pashpresa kjo dëshmonë se fitimtarë nuk ka e kur nuk ka fitimtarë atëher kush është humbësi? Nga ajo sa mundë të vërehet nuk mund të thuhet se ka humbës të dy palët kanë nxjerrë një fitore të pirros kjo nëse shihet nga optika realiste. Gajtë kohës sa janë zhvilluar negociatat në Bruksel trysnia më e madhe është bërë mbi Serbisnë e cila ka qenë shumë larg realitetit, ekipi Kosovar gjatë tërë kohës ka qenë më I relaksuar dhe më i përkëdhelur nga ndërkombëtarët dhe ka pasur një avantazh në tavolinën e bisedimeve avantazh të cilin e kishte krijuar me politikën e tijë progresive dhe dëgjueshmëri maksimale ndaj ndërkombtareve që jo gjithë herë ka rezultuar produktive në mbrojtjen e interesave nacionele. Në anën tjetër ekipi Kosovarë kishte një disavantazh në teren I cili vinte nga mungesa e kontrollit mbi një pjese të teritorit te vendit e cila gjithësesi do bëhej pjesë e bisedimve nga që shteti I Kosovës nuk kishte arritur asnjëherë të shtrijë sovranitetin e vetë në atë pjesë. Të gjitha përpjekjet e filluara për të vendosur rendin dhe ligjin kishin përfunduar pa suksese dhe kishim një gjendje anarkie apsolute në veriun e vendit. Mund të thuhet se ka edhe lëvizje pozitive nga kjo marrëveshje me anë të së cilës do të vendoset rendi dhe ligji I munguar në veri me çka Kosova shtrinë sovranitetin edhe në atë pjesë. Kosova tashmë ka kufij të garantuar ku nuk ka autonomi dhe as status special për veriun, modalitetet tjera mbetet të shihen.Në këmbim të kësaj marrëveshje Serbët si shpërblim do të marrin një pushtet më të zgjeruar se ai që buron nga pakoja e Ahtisarit deri këtu nuk ka asgjë të keqe. E keqja e krejtë kësaj është se po instalohet një sistem monoetnik dhe nuk është e qartë qysh është e mundur që bashkësia ndërkombëtare e cila ka investuar aq shumë për të promovuar shoqërin multietnike si vlerë të sajë, tashë të lejojë një sistem monoetnik. Qysh prej fillimit të bisedimeve kërkesa e Serbëve ka qenë autonomi për veriun, kjo nuk u realizua. Në Kosovë do të kemi sistem unik të policisë dhe gjyqësisë. Asociacioni i komunave Serbe nuk do të ketë pushtet egzekutiv dhe as legjeslativ. Edhe pse është tentuar ti jipen kahje të ndryshme kësaj marrëveshje ajo është marrëveshje mes shtetesh pa marrë parasysh intepretimet e ndryshme që janë bërë. Kosova dhe Serbia kanë biseduar si dy shtete të pavaruara të përfaqësuara nga dy homologë dhe si rezultat kemi marrëveshje të cilat realizohen mes shteteve. Mbetet për t’u parë roli i ushtrisë së ardhshme të Kosovë kemi pasur disa zëra që thonë se kjo ushtri nuk mundë të operojë në veri pa lejen e NATO-s. Nëse eventualisht është kështu nuk do të jetë e favorshme por duhet patur parasysh se edhe nëse është kështu kjo do të jetë fazë kalimtare dhe nuk do të zgjasë pafundësisht, mirëpo deri tash nuk kemi asgjë të zezë në të bardhë mbetet të shihet si do lëvizin gjërat në vazhdim. Marrëveshja dhe Kosova Lindore Shans i humbur mund të konsiderohet për Kosovën e pavarur dhe pjesën e sajë lindore e cila ndodhet nën administrim të Serbis që nuk arriti të përfshihet në agjendën e bisedimeve që edhe çeshtja e Shqipëtarve të Kosovës lindore të zgjidhej paralelisht me veriun ku te drejtat e komuniteteve të ishin reciproke. Pas realizimit të kësaj marrëveshje që u arrit në Bruksel mes dy kryeministrave atij Kosovar dhe Serbë, politikanët Shqipëtar të Kosovës Lindore duhet të jenë më unik dhe më të vendosur në kërkesat e tyre. Reciprociteti duhet të jetë baza referente për të filluar kërkesat e tyre në arritjen e interesave nacionale. Kërkesat e spektrit politik të Shqipëtarve të Kosovës Lindore duhet të jenë të qarta dhe të prera karshi qeverisë së Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare atë që iu premtohet Serbëve të veriut duhet t’i premtohet edhe Shqipëtarve të lindjes. Është dëm i madhë që tri komunat të banuara me Shqipëtar nuk u bënë pjesë e bisedimeve mirëpo gjendja reale në teren nuk kishte hapësirë për këtë ngaqë Serbia kishte në kontroll të plotë gjithë teritorin e sajë përderisa Kosova jo, d.m.th nuk e kontrollonte një pjesë të teritorit të sajë i cili ishte bër mollë sherri mes Kosovës dhe Serbisë dhe ku ndërkombëtarët nuk dëshironin një krizë të re. Ata dëshironin që ky problem të zgjidhej përmes dialogut dhe natyrshëm kjo pjesë problematike do të bëhet edhe pjesë e bisedimeve me te cilën tentohet të zgjidhet problemi. Kosova Lindore pati rastin ideal për të ngritur çështjen e sajë problematike edhe atë në janar të këtijë viti gjatë krizës që u shkaktua për shkak të lapidarit mirëpo rezistenca ishte zero shqiptarët humbën një rast unik për të përfituar nga kriza të cilën e krijoi Qeveria e Serbisë mirëpo deklaratat pompoze të disa liderëve Shqipëtar mbetën në vazhdën e deklaratave dhe asgjë konkrete e tashë dalin kundër marrëveshjes si duket ende presin që dikush tjetër të kryej punët për ta. Sikur ata të kishin qenë më të vendosur dhe më të zëshëm në kërkesat e tyre duke marrë edhe veprime konkrete nuk do të ishim këtu ku jemi sikur te rezistohej gjatë janarit dhe të krijohej një krizë qoftë edhe artificiale rezultatet do të ishin ndryshe, ky rast iku nuk duhet lejuar të ikin të tjerët. Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com